Vaksinim për “sindromën down”/ Thirrje për politikanët që mos përdorin gjuhë diskriminuese gjatë fushatës

21/03/2021 19:37

Në çdo 21 mars, personat me sindromën down kërkojnë vëmendje nga qeveria dhe institucionet ndonëse kërkesat e tyre nuk kanë marrë zgjidhje.

Në këto kohë pandemie, ata kërkojnë të vaksinohen ndaj Covid 19.

Në Shqipëri numërohen afro 700 persona me sindromën down, të cilët kërkojnë gjithëpërfshirje dhe lehtësira për nënat që lindin një fëmijë me këtë sindromë.

Si pjesë e aftësisë së kufizuar, ata kërkojnë që ministria e çështjeve sociale të jetë më vete, pasi ndihen të lënë në harresë.

Ndërsa si prag fushate, ata u tërheqin vëmendje partive politike, të cilat duket se nuk i kanë fare në fokus personat me aftësi të kufizuar në programet e tyre e akoma më keq gjuha diskriminuese që përdorin.

Top Channel