Bullgaria përplaset me Rusinë/ Jepini fund menjëherë fushatës së spiunimit

21/03/2021 12:55

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë të ndalojë fushatën e spiunimit ndaj vendit të tij.

Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunazhi i cili dërgonte Moskes sekrete ushtarake. Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në Ambasadën Ruse në Sofje.

Bullgaria është vend anëtar s ii Natos, ashtu dhe i BE-se. Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.

“Mund të lindë nevoja që të deklarojmë si të padëshiruar edhe diplomat te tjere rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunazhin në vendin tonë”, tha Borisov.

“Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm”, shtoi ai.Ambasada e Rusisë në Bullgari i mohon të tilla pretendime e thotë se e gjithë kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë, e cila është partneri kryesor energjetik i vendit.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë më 20 mars se qëndrojnë me Bullgarinë kundër veprimtarive “dashakëqija” të Rusisë.”Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre”, deklaroi zedhenesi Departamentit të Shtetit Ned Price.

Top Channel