Manchester City është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e FA Cup.

Citiziens vazhdojnë të jenë në garë për të fituar 4 trofe në këtë sezon, pra të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë pasi arritën të eliminonin edhe Evertonin e Carlo Ancelottit nga Kupa e Federatës.

Në një ndeshje të balancuar gjithçka u vendos në minutat me skuadrën e Guardiolës që realizoi dy herë me në harkun e 6 minutave në të 84-ën dhe 90-ën me dy mesfushorët Ilkay Gundogan dhe Kevin De Bruyne.

Top Channel