Të strehuara në një godine të shkatërruar, të sëmura dhe në varfëri ekstreme.

E vetmja mbështetje që kanë është njëra–tjetra. Kjo është historia e trishtë e 3 motrave Çokaj, në Grudë- Fushë të Gruemirës në Malësi të Madhe.

Dy motrat e mëdha nuk u martuan asnjëherë për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe në këto kushte, motra e trete Zukja, vendosi të sakrifikonte veten duke i kushtuar gjithë jetën përkujdesit ndaj Dushes dhe Mines. Por edhe ajo sot, është e sëmurë rëndë.

Mineja 80 vjeçe dhe Dushja 74 që sigurojnë bukën e gojës duke kërkuar lëmoshë në rruge dhe tek varrezat e fshatit kanë vetëm një kërkesë.

Apeli për ndihme shkon për bashkinë e Malësisë së Madhe, institucionet shtetërore, shoqatat e ndryshme dhe shoqërinë civile, në mënyre që të ndihmojnë 3 motrat e vetmuara Cokaj jo vetëm me ushqime por edhe me ndërtimin e një banese.

Top Channel