Foto ilustruese

Një shtetas, me iniciale E.Z. është arrestuar sot në Sarandë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një qytetari 2 aparate celular.

Po ashtu, policia njofton se ka arrestuar një drejtues mjeti, pasi gjatë kontrollit u konstatua në gjendje të dehur. 32-vjeçari me iniciale E.M. do të hetohet më tej nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasi E. Z, 34 vjeç banues në Sarandë, pasi dyshohet se dyshohet se i ka vjedhur 2 aparate celular një shtetasi.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel