Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës dhe për pasojë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Pavarësisht numrit të madh të mjeteve që pastronin dëborën dhe hidhnin kripë, intensiteti i lartë i reshjeve bën që rruga të mbulohet me borë.

Për këtë arsye, automjetet lëviznin me 30 km në orë duke shkaktuar radhë të gjatë trafiku në autostradë.

Top Channel