Në episodin e sotëm të Just Dance, pjesë e jurisë ishte dhe një e ftuar mjaft speciale, Olsa Muhametaj.

Autorja e famshme e sensacionit televiziv “Përputhen” u shfaq këtë të dielë në Just Dance për të ndarë opinione apo edhe për të gjykuar performancat e konkurrentëve.

Edhe këtë herë, Olsa diti mjaft mirë të marrë vëmendjen e audiencës me deklaratat dhe komentet e saj.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se nëse Olsa është e përputhur, ajo u shpreh: “Unë asnjëherë nuk e tregoj këtë…”

Duke e kaluar me shumë finesë këtë pyetje drejt Albi Nakos:

“Albi te cila përputhje je i fokusuar më shumë? Tek plus apo minus 40?”

Albi: “Tek plus 40”

Olsa: A në rregull. Jo, se zakonisht je mësuar me këto të rejat…

Pjesëmarrja e saj në Just Dance ishte një sukses I padiskutueshëm, ku mbi të gjitha ajo pati dhe një performance kërcimi të sajën.

Top Channel