Sipas një projektvendimi, Kancelaria synon të zgjasë masat aktuale kufizuese deri në 18 prill. Prej një incidence mbi 100 mund të ketë kufizime të tjera.

Kancelaria Federale pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale nesër. Kjo shkruhet në një projektvendim që ka qenë në fuqi të dielën në mbrëmje. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa që në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.

Kancelaria Federale gjithashtu paralajmëroi se do të zbatojë me konsekuencë frenën e urgjencës, për të cilën u ra dakord po të arrihet një incidencë prej 100. Në një rast të tillë jo vetëm që nuk duhet të ketë hapje të mëtejshme, por do të ketë kufizime shtesë. Për shembull, propozohen kufizimet në liridalje.

Ndër të tjera, flitet për një kufizim të daljes gjatë natës deri në orën pesë, “përveç rasteve kur ka arsye serioze për të kundërtën”. Ora e fillimit lihet e hapur. Flitet gjithashtu për mbylljen e shkollave dhe të kopshteve ditore ose moshapjen e tyre fare, kur arsimtarët, mësuesit dhe nxënësit ose fëmijët e mbikqyrur nuk testohen dy herë në javë. Sipas draftit, shkollat dhe kopshtet ditore mund të mbyllen po të arrihet një incidencë prej 200 ose më shumë.

“Projekte model të përkohshme” lehtësojnë hapjen

Sidoqoftë, landet federale dhe rajonet duhet të kenë mundësinë të fillojnë “projekte model të përkohshme” në mënyrë që të “hapin fusha të caktuara të jetës publike me masa të rrepta mbrojtëse dhe një koncept testimesh”. Në këtë kuadër, ata duhet të shqyrtojnë “realizueshmërinë e hapave të hapjes duke përdorur një regjim konsekuent testimesh”, thuhet në projekvendim.

Kancelaria Federale këshillon që të mos udhëtohet gjatë Pashkëve brenda dhe jashtë Gjermanisë. Për të zgjatur masat kufizuese patën rënë dakord më parë landet federale të drejtuara nga socialdemokratët e SPD. Përfaqësuesit e këtyre landeve pritet të propozojnë që të lejohen pushime në landin vetjak federal për sa kohë që njerëzit kujdesen vetë për strehimin dhe ushqimin vetjak, për shembull duke marrë me qira shtëpi për pushime ose në autokampe./DW

Top Channel