Testi i Poligrafit për garën në BKH, në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti i Helsinkit: Shkel privatësinë dhe të drejtat e njeriut

22/03/2021 12:45

Testi i Poligrafit që u përdor në përzgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare dhe Vettingun në Policia ka përfunduar si padi në Gjykatën Kushtetuese.

Padia është ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit që thotë se ky test ka shkelur privatësinë dhe të drejtat e njeriut të garuesve.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00.

NJOFTIMI

Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt:

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër.

Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.

Top Channel