Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarë bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”, shkruan ai rrjetet sociale.

Kjo ditë e rëndësishme për ta lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Ky është viti i dytë i festimit të Sulltan Novruzit në kushtet e pandemisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në vendin tonë festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars.

 

 

Top Channel