“Hynë fshehurazi në pajisjet e bashkëpunëtorëve të mi”/ Ariana Grande padit hakerët për publikimin e muzikës dhe materialeve të papublikuara 28/07 20:34
Dua Lipa është përballur me një eksperiencë të keqe ndërsa ishte në Meksikë.
Artistja me prejardhje shqiptare është sulmuar nga një fans i tërbuar, ku truprojat e saj menjëherë dolën në mbrojtje.
Në pamjet e publikuara në rrjet, krijuesja e hitit “Don’t Start Noë” shihet duke ecur në mes të një turme.
E rrethuar me truproja, një fans i saj e sulmoi, ndërsa ajo shkon drejt makinës e largohet.
Sipas raportimeve, thuhet se Dua nuk është lënduar fare nga ngjarja që kishte ndodhur.
Besohet se Dua ka udhëtuar për në Meksikë, pasi është duke bërë set fotografik.
Top Channel