Ekspertët ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore letër Ramës: Ndaloni punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, mund t’i kushtojë statusin

22/03/2021 11:19

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore të cilët kanë punuar në Gjirokastër i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndalojë ndërtimin e Bypass-it, duke theksuar se nëse ky projekt përfundon, mund t’i kushtojë Gjirokastrës statusin e saj si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Grupi thotë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO. Gjithashtu, me ligj kërkohet një Vlerësim i Ndikimit Mjedisor si dhe një Vlerësim i Ndikimit në Trashëgimisë.

Humbja e statusit të UNESCO-s, mund të ishte një goditje e rëndë ndaj turizmit kulturor shqiptar në zhvillim, dhe mund të njolloste reputacionin e fituar me vështirësi të Shqipërisë si një partner ndërkombëtar i besueshëm.

Grupi është gjithashtu i bindur se banorët e Gjirokastrës nuk do ta aprovonin rrugën nëse do të ishin plotësisht të informuar në lidhje me pasojat e saj.

Letra është iniciuar prej Stephan Doempke, ish-kordinator programi i UNESCO/UNDP mbi tashëgiminë kulturore në Shqipëri, i cili ka jetuar katër vite në Gjirokastër, ndërsa tani është kryetar i World Heritage Watch, një rrjet global i 180 organizatave jo qeveritare, i cili monitoron Vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton në UNESCO.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

Top News – Mbyllen aplikimet për hetues/ 536 persona aplikuan për të qenë pjesë e BKH
Ironi e fatit, por që epilogun e pati me fund të lumtur. Marianna Scarano, infermiere në repartin e reanimacionit në Poliklinikën e Barit, zbuloi një ditë aty të shtruar bashkëshortin e saj. Marianna është prej nje viti në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes me kolegët e saj. Makthi personal sakaq filloi kur i shoqi, Vincenzo u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje papritur keq, ndërsa niveli i oksigjenit në gjak i kishte zbritur në 93. Tamponi i doli pozitiv, dhe e cojne me urgjencë në terapi intensive. E shoqja nuk kishte menduar kurrë se do ta gjente aty. “ Mendova se do ta intubonin, thashë se nuk do t`ia kishte dalë dot. Ishte një tmerr, megjithatë nuk hoqa dorë për asnjë cast. Nuk flija dot natën. Ishte gati e paimagjinueshme, që pas stresit të përjetuar më pacientët në të gjithë këta muaj të kaluar në repartin e terapisë intensive, të përfundoja duke bërë infermieren e një njeriu aq të dashur për mua”, ka rrëfyer ajo. Për fat të mirë, më e keqja kaloi dhe Marianna tani thotë se mund të marrë frymë lirisht, pasi i shoqi ka dalë tashmë nga zona e rrezikut, ndërsa të dy shpresojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë eksperiencë të frikshme.
Top Channel/ “Pse ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër”/ Bardhi përplaset me policinë
Top Channel/ Lezhë, gati për zgjedhjet/ Dërgohen materiale zgjedhore
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet/ Shkodër, mbërrijnë materialet zgjedhore
Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Momenti kur “kërcet” arma