Foto ilustruese

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre 60-vjeçari A. M. është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, kurse një tjetër është në kërkim. A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një  të mitur.

R. D., 39 vjeç, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.
K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Tiranë
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur. Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B. Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel