Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Lidhje e thellë ekziston midis dy vendeve tona

22/03/2021 10:37

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar Shqipërinë si një vend të veçantë.

Kim ka postuar në rrjetet sociale, në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku thekson se kur ka mbërritur në vendin tonë ka ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve.

“Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë datë të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020. “Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Shihni mesazhin e saj të plotë”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale.

Top Channel