Shqipëria merr vaksina ruse/ 10 mijë vaksina Sputnik dhuratë Shqipërisë nga Emiratet e Bashkuara

22/03/2021 15:04

Pas një hezitimi disa mujor, qeveria shqiptare ka marrë sasinë e parë të dozave të vaksinës ruse Sputnik V. 10.000 doza të vaksinës Sputnik të mbërritura në aeroportin Nenë Tereza paraditen e kësaj të Hënë, nuk janë blerë nga qeveria po janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Manastirliu- do të behët kontrolli nevojshëm dhe do të çohen në zinxhirin ftohës…ky donacion vjen dhe i bashkohet të gjithë sasisë së vaksinave tashmë disponible. Do ta shtrimë vaksinimin me të tjerat që pritet të vinë. Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores.

Një javë më parë qeveria miratoi një akt normativ, ku i hapej drita jeshilje përdorimit të vaksinave që ende nuk kanë marrë miratimin e bashkimit europian dhe të shteteve te bashkuara. Sipas rregullave të reja, ato mjaftojnë që të jenë të certifikuara në vendin e tyre. Ndërsa më herët dy ministra u ngarkuan me detyrën e negocimit.

Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind ndaj infeksioneve të Coronas me simptoma.
Vaksina ruse është aprovuar tashmë në pothuajse 50 vende, mes tyre edhe nga BE por Agjencia Europiane e Barnave EMA nuk e ka miratuar ende.

Top Channel