E shtunë, 09 Janar 2021
13:00
Hajdutët më fatkeqe në botë, arrestohen pasi telefonuan gabimisht policinë

Dy hajdutë shumë fatkeqë u arrestuan në Britaninë e Madhe pasi aksidentalisht telefonuan policinë ndërsa ishin në ‘aksion’ e sipër.

12:54
Platforma e mbështetësve të Trump/ “Parler” ndëshkohet nga “Google” dhe “Apple”

Google ka pezulluar aplikacionin e rrjetit social Parler nga Play Store deri sa platforma popullore mes mbështetësve të Donald Trump të marrë masa drastike për përmbajtjen që postohet në të.

12:44
Merkel premton më shumë vaksina për gjermanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtunën u zotua se vendi do të rrisë ritmin e një programi mbarëkombëtar të vaksinimit kundër koronavirusit.

12:42
​Superliga e Shqipërisë, ndeshjet e ditë së shtune

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të javës së 13.

12:40
“Të bashkoj Amerikën”, objektivi kryesor për presidentin e zgjedhur

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, thotë se objektivi i tij kryesor është të bashkojë vendin pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan ndërtesën e kongresit në një protestë që rezultoi vdekjeprurëse.

12:28
“Më thuaj një dëshirë”, sonte në ekranin e Top Channel

Pas episodit të parë, që shënoi një audiencë shumë të lartë, sot në ekranin e Top Channel rikthehet “Më thuaj një dëshirë”.

12:21
A mund të bëhet deputet Albin Kurti? Drejtuesja e KQZ në Kosovë nuk e ka ende një përgjigje

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka treguar nëse kreut të LVV-së, Albin Kurtit do t’i jepet mundësia për t’i hyrë garës për deputet, bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

12:19
Më shumë se 50 persona në bord/ Zhduket avioni me pasagjerë në Indonezi

Një aeroplan pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.

12:19
Njihuni me “fshataret” seksi të Kinës që konkurrojnë edhe modelet më të famshme (FOTO)

Kur ne themi “vajza të fshatit”, do t’i imagjinoni sikur ato janë në vendin tuaj dhe kështu, të gjithë do t’i imagjinojnë ndryshe.

12:18
Mesazhi i të mbijetuarit/ Ish-pacienti me Covid 19: Neglizhenca ju rrezikon jetën!

Neglizhenca ndaj Covid 19 mund të marrë jetë njerëzish. Blendi Hajrullai nga Elbasani është 45 vjeç. Ai kaloi Covidin në intubim në formën më të rëndë të mundshme, vetëm për shkak të neglizhencës.

12:18
Fansat e “The Simpsons” mendojnë se ky episod i vitit 1996 parashikoi trazirat në Capitol Hill (Fotot)

Duket edhe një herë se shkrimtarët e “The Simpsons” ishin në gjendje të shikonin të ardhmen.

11:59
“Impeachment” i dytë për Trump/ Demokratët çojnë nismën në Kongres të hënën

Demokratët në SHBA planifikojnë të zyrtarizojnë nismën për hetim ndaj presidentit Donald Trump, për rolin e tij në sulmin ndaj ndërtesës së kongresit, të mërkurën e shkuar.

11:48
Bora mbulon Bosnjen/ Qindra emigrantë nën qiell të hapur e acar

Reshjet e borës kanë mbuluar Bosnjen të premten ndërsa qindra emigrantë janë të bllokuar atje, në pritje të një strehimi, pasi kampi i tyre u dogj më shumë se dy javë më parë. Një fotograf i AFP tha se temperaturat ishin të acarta dhe bora kishte mbuluar gjithë zonën ku kampi i lipës ndodhej dikur.

11:45
Fotot/ Stuhia ‘Filomena’ godet Spanjën! Kaos në rrugë, anulohen fluturimet

Stuhia ‘Filomena’ ka goditur pjesë të Spanjës ku ka sjellë reshje të mëdha dëborë në gjysmën e vendit ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për këtë të shtunë, pas alarmit të dhënë nga sinoptikanët.

11:39
Nënë e 6 fëmijëve! Njihuni me 41-vjeçarja që ka “pushtuar” rrjetin (FOTO)

Jo çdo nënë rreth të 40-ave ndihet rehat kur vesh një minifund apo gjysmë bluzë. Por nuk është ky rasti i Claire Barratt.

11:37
Anketimi, shumica e amerikanëve kërkojnë largimin e menjëhershëm të Presidentit Trump

Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve duan që Presidenti republikan Donald Trump të hiqet menjëherë nga detyra, pasi ai inkurajoi një protestë këtë javë që u përshkallëzua në një trazirë me viktima brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.

11:34
Rusi/ Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi një sasi akulli u shkëput nga ujëvara në qytetin turistik

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi një copë e madhe akulli ra nga ujëvara e ngrirë në një atraksion turistik të njohur në Rusi.

11:32
Hetimi ndaj forcave “Shqiponja”/ Nëse konstatohet shkelje në vrasjen e Klodian Rashës, do të nisë hetimi disiplinor

Vrasja e Klodian Rashës një muaj më pare, nga efektivi i Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, i cili tashmë është në burg, u bë shkak që të niste një hetim i madh.

11:29
Përmbytjet në Shkodër/ Prefektja Angoni dhe drejtori i KESH: E kemi në kontroll situatën, meraku që kemi është…

Pas përmbytjeve të shumta, Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe drejtori i KESH, Benet Beci, kanë analizuar situatën në Shkodër.

11:25
Kosovë/ Sulmohet infermieri dhe anesteziologu në QKUK

Një infermier dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në QKUK.

11:19
Ushtria dhe grupet operacionale zbarkojnë në Obot, në gatishmëri për situata emergjente

Disa hektarë tokë vijojnë të jenë të përmbytura në Obot të njësisë administrative Ana e Malit.

11:16
Disa fakte interesante që tregojnë se jetesa dhe rutina e grave japoneze është shumë ndryshe

Çdo grua në Japoni planifikon ditën e saj në mënyrën që i përshtatet më mirë. Por në përgjithësi, orari i të gjithëve është pak a shumë i njëjtë. Për shembull, një grua japoneze konsumon mëngjesin pasi kanë mbaruar të gjithë dhe kanë ikur në punë ose shkollë.

11:06
Rritet bilanci/ Franca raporton mbi 19.800 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 19.814 raste të tjera të koronavirusit.

11:04
Kim Jong Un zotohet të zgjerojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “armiku më i madh” i vendit të tij dhe se ai nuk pret që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij, pavarësisht kush është president.

11:03
Olsi Rama në Pasó, një “thumb” për Gregun dhe tifozët e Tiranës!

Drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Paso”.

11:01
Olsi Rama zbulon si u organizua takimi i Edi Ramës me CR7

Në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, dy djem të vegjël i shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Kryeministri Rama bën realitet ëndrrën e fëmijëve në Itali, duke ju mundësuar takimin me idhullin e tyre Cristiano Ronaldo.

10:58
Emri/ Arrestohet në Vlorë 42-vjeçari në kërkim nga Italia për trafikim narkotikësh

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë nën prangat e policisë së Vlorës.

10:55
Covid-19/ Njihuni me shqiptaren e parë që merr vaksinë Pfizer në Greqi

Etleva Muha, është shqiptarja e parë që merr vaksinën anticovid, Pfizer në Greqi.

10:46
(FOTO) Rëndohet situata në Bulqizë/ Reshjet e dendura bllokojnë segmentin e rrugës së Arbrit, makinat “notojnë” në ujë

Është rënduar situata në qytetin e Bulqizës. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimi i ujërave është bllokuar segmenti rrugor që lidh dy lagjet minator të Bulqizës por jo vetëm, reshjet kanë përmbytur edhe aksin nacional të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Vjakal.

10:41
Pamje të frikshme në Lezhë, shembet rruga e Kreshtës

LEZHË- Pamje të frikshme vijnë nga Lezhë. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur plotësisht rruga e Kreshtës në njësinë Administrative të Ungrejt.

10:39
Kriza e refugjatëve në Bosnjë- Hercegovinë, emigrantët qëndrojnë në çadra pa ngrohje dhe pa energji elektrike

Rreth 2,500 njerëz janë në çadra pa ngrohje. Autoritetet lokale kanë refuzuar të rihapin një qendër pranimi aty pranë.

10:26
23 të arrestuarit për hashash në Skrapar/ Nis seanca për konfirmimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën për masat e sigurisë, ndaj 23 të arrestuarve për hashashin e  kapur në Skrapar.

10:25
“Me dorën në Biblën e shkruar nga nëna ime”, Yuri Kim kujton betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar sot marrjen e detyrës si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

10:15
Trump pas pezullimit të twitter-it: Ne nuk do të heshtim!

Pak pasi “twitter” pezulloi përgjithmonë llogarinë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ai tha se nuk do të hesht dhe sugjeroi hapjen e një platforme të re.

10:13
Stuhia “Filomena, Spanja përballet me reshje të pazakonta bore (Fotot)

Stuhia Filomena ka zbardhur një pjesë të madhe të Spanjës. Gjysma e vendit është në gjendje alarmi këtë të shtunë.

10:12
Greqi/ Depozitohet projektligji për ’12 miljet’ në parlament, nis diskutimi të martën

Vetëm disa orë pasi është larguar kryeministri shqiptar Edi Rama nga Athina, është depozituar në parlamentin grek projektligji i Ministrisë së Jashtme për  zgjerimin e ujërave detare në detin Jon.

10:09
Bulqizë/ Përmbytet rruga mes dy lagjeve, bllokohen makinat në terminal

BULQIZË- Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë bërë që shumë zona në Bulqizë të përmbyten.

09:53
Lagështira në rrugë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi (FOTO)

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Maliq, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

09:52
Situata me përmbytjet, Forcat e Armatosura në terren! Emergjencat Civile monitorojnë nivelin e ujit në lumenj

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë në terren situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.

09:52
Disa arsye përse “pak” frikë mund të na bëjë mirë!

Për njerëzit që kanë frikë ose fobi, psikologët tani kanë një trajtim modern përveç psikoterapisë.

09:43
Zjarr në një spital në Indi/ Flakët e tymi vrasin 10 foshnja të sapolindura

10 foshnje kanë vdekur në një repart materniteti në shtetin indian Maharashtra, të shtunën në mëngjes kur zjarri përfshiu spitalin.

09:42
Përmbytjet në vend/ Përmirësohet situata, bie niveli në lumenjtë që rrezikuan të dilnin nga shtrati

Pas reshjeve të dendura të shiut, që sollën përmbytje dhe avari në qarkullimin rrugorë, duke se situata po shkon drejt përmirësimit.

09:41
Lëvizte si pasagjer në taksi për të humbur gjurmët/ Kapet me 2 kg fara kanabisi, pranga 37-vjeçarit në Durrës

Një 37 vjeçar, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, është vënë nën prangat e policisë në Durrës.

09:27
Një gjykatës federal bllokon kufizimet e azilit të administratës Trump

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar zbatimin e reformave “të minutës së fundit” në sistemin e azilit të vendit nga ana e administratës së presidentit në largim, Donald Trump.

09:15
Ulet niveli i lumenjve Shkumbin e Devoll, ‘shfryhen’ edhe përrenjtë që rrezikuan të dilnin nga shtrati

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në gjithë qarkun Elbasan, herë me intesitet të lehtë e herë me intensitet mesatar.

09:07
S’dihet ende forma e bashkëpunimit mes LVV dhe iniciativës së Osmanit

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se pret që në zgjedhjet e radhës, subjekti të cilit i takon t’i ketë mbi 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se s’ka dyshim që Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt.

09:07
Ndërpriten shirat intensiv, bie niveli i lumit Vjosa

Vlorë- Prurjet e lumit Vjosa mëngjesin e sotëm kanë qenë në ulje.

09:03
Ushqyerja – “Terapia” efikase e Covid- 19!

Ushqimi është element jetësor që duhet ta kemi shumë kujdes në këto kohë pandemie, sidomos personat më të rrezikuar. Por a kemi mundësi që nëpërmjet ushqimit të ulim mundësinë e infektimit nga Covid- 19?

09:03
Italia sërish me zona të ndryshme rreziku COVID-19

Nga java tjetër, qeveria italiane do ta ndajë sërish vendin në një numër zonash COVID-19 me rregulla të ndryshme të rreptësisë.

08:06
Izraeli “kampion bote me vaksinimet” – Territoret palestineze ende në pritje

Dy javë pasi filloi fushatën e vaksinimit COVID-19, Izraeli kryeson në nivel botëror në imunizimet për frymë. Në fillim të javës (05.01) , Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein tha se 1.37 milion izraelitë kanë marrë dozat e tyre të para të vaksinës BioNTech-Pfizer.

08:05
BE-ja pret zgjedhje të standardeve evropiane në Kosovë

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshëme parlamentare në Kosovë, të caktuara të mbahen me datën 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane dhe të jenë transparente e gjithpërfshirëse.

07:45
‘Rrezik për nxitjen e dhunës’ – Twitter pezullon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump

Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

07:27
Parashikimi i motit/ Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të denduara në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Gjatë pasdites intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

06:40
Njihuni me ushqimet më të mira për shëndetin e mushkërive

Pa mushkëritë nuk ka jetë. Ato janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.

06:16
Dëmet që i shkakton kolesteroli i lartë zemrës dhe trurit/ Kujdesi që ju duhet

Nivelet e kolesterolit në organizëm shpesh anashkalohen. Megjithatë, nëse nivelet e tij injorohen, atëherë rreziku i atakut në zemër apo ishemisë është tepër i lartë. Pra, kolesteroli i lartë dëmton rëndë shëndetin e zemrës dhe trurit.

05:51
Sondazhi i Reuters/ 57% e amerikanëve kërkojnë largimin e menjëhershëm të Presidentit Trump

Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve duan që Presidenti republikan Donald Trump të hiqet menjëherë nga detyra, pasi ai inkurajoi një protestë këtë javë që u përshkallëzua në një trazirë me viktima brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.

05:22
SHBA hap hetim penal për sulmin ndaj Kapitolit

Autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit kanë hapur një hetim penal për sulmin e së mërkurës ndaj Kapitolit nga protestuesit pro-Trump, duke rekrutuar qindra hetues për të identifikuar dhe arrestuar autorët, njoftuan zyrtarët të enjten.

05:05
Pelosi dhe shefi i shtabit bisedojnë për ndaljen e veprimeve ushtarake nga Presidenti Trump

Mes shqetësimeve në rritje për veprimet që mund të ndërmarrë Presidenti Donald Trump gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se ajo kishte pyetur një gjeneral të lartë të Pentagonit se çfarë masash ekzistojnë për t’i paraprirë një urdhëri nga presidenti për sulm me armë bërthamore.

04:04
Ekonomia amerikane humbet 140,000 vende pune në dhjetor

Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor ndërsa vazhdon të goditet nga përkeqësimi i krizës së koronavirusit. Departamenti i Punës raportoi të premten se niveli i papunësisë në dhjetor mbeti i pandryshuar nga muaji i kaluar në 6.7%, megjithë dobësinë e tregut të punës.

03:48
Aventurierët/ Çfarë ndodhi me miqësinë e tyre? Dodo nxjerr nga dhoma Valin

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

03:26
Aventurierët/ Dodo rrëfen sekretin e saj dhe trazon situatën në shtëpi

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

03:03
Pelosi thirrje komandantit të ushtrisë: Mos i jepni Trumpit kodet bërthamore

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.

02:49
Trump: Jo në inaugurimin e Biden/ Presidenti i zgjedhur: Shkarkimi është në dorën e Kongresit

Zërat për hetim ndaj Trump dhe largim të menjëhershëm të tij nga detyra, janë intensifikuar në SHBA, pas asaj që ndodhi në godinën e Kongresit më 6 janar.

02:20
Greqi, izolimi shtyhet edhe 1 javë/ Të hënën fillon vaksinimi për personat mbi 85 vjeç

Komisioni i specialistëve të pandemisë ka vendosur që të shtyhet lockdown i përgjithshëm në vend edhe të paktën një javë deri në datën 18 janar. Megjithëse jo në mënyrë unanime është aprovuar vetëm hapja e shkollave fillore dhe kopshteve ditën e hënë, 11 janar.

02:12
Spitalet në rrezik kolapsi/ Në Londër shpallet gjendja e “incidentit madhor”

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, të premten shpalli “një incident madhor”, duke paralajmëruar se spitalet në kryeqytetin britanik mund të pësojnë shumë shpejt një kolaps pas rritjes së infektimeve me variantin e ri të koronavirusit.

01:58
BE dyfishon porosinë/ Von der Leyen: Vaksina për të gjithë europianët dhe fqinjët

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje për dyfishimin e furnizimit me vaksinën anti kovid të Pfizer dhe Biontech për një total prej 600 milionë dozash. Lajmi u konfirmua nga vetë shefja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen të premten.

01:25
Filomena ngrin Europën/ Greqia do të regjistrojë temperaturat më të larta për janarin në gjysmë shekulli

Spanja të premten u zbardh e tëra nga reshje të dendura bore pasi stuhia Filomena solli një acar dimëror që nuk ishte parë në dekada të tëra në gadishullin iberik.

01:01
Milani rikthehet te pista Belotti, shihet si pasuesi ideal i Ibrahimoviç

Milani rikthehet përsëri te opsioni Andrea Belotti. Disa vjet më parë kur drejtuesit kuqezinj u interesuan për sulmuesin e Torinos, në lojë u futën edhe dy gjigantët e Premier League-s si Chelsea e Manchester United dhe presidenti i klubit “granata” Urbano Cairo asokohe caktoi si çmim transferimi për lojtarin e përfaqësueses italiane të futbollit, shifrën e plot 100 milionë eurove.

00:44
Liverpool “hakmerret” ndaj Aston Villës, e mposht dhe e nxjerr jashtë FA Cup

Liverpool hakmerret për atë humbje të turpshme 7-2 në transfertën ndaj Aston Villës, pasi mbrëmjen e sotme ia doli të triumfojë me shifrat 1-4 në “Villa Park” dhe të kalojë në raundin e 1/16-ave të FA Cup.

00:36
Bayern shpërdoron avantazhin e dyfishtë, pëson humbjen e dytë sezonale

Bayerni i Mynihut pëson humbjen e dytë në kampionat, këtë herë në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach dhe për më tepër me përmbysje 3-2, pasi kishin kaluar në avantazh të dy golave.

00:22
FOTOT / Reshje të rrëmbyeshme në kryeqytet! Veliaj: Do ia dalim mbanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet.

00:00
Juventus vatër koronavirusi, edhe mbrojtësi De Ligt rezulton pozitiv

Pasi rikuperoi mbrojtësit nga dëmtimet, Andrea Pirlo po i humb ata nga koronavirusi, sepse pasditen e sotme listës së të prekurve i është shtuar edhe holandezi Matthijs De Ligt.

E premte, 08 Janar 2021
23:49
Policia parandaloi kontrabandim drejt Italisë të migrantëve nga vendet e treta, dalin pamjet e gomones të mbushur me migrantë

Një gomone me persona nga vendet e treta është bllokuar në Vlorë mbrëmjen e sotme.

23:37
Përmbytje edhe në Kosovë, evakuohen 70 persona në Gjakovë

Nëntë familje me rreth 70 anëtarë janë evakuar sonte nga lagjia “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet eventuale si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës dhe shiut.

23:23
Vllaznia merr një tjetër 3-pikësh/ Shkodranët i shkaktojnë humbjen e parë Teutës në këtë kampionat

Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superligës falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme në Superligë. Një ndeshje e dominuar nga skuadra shkodrane.

22:59
Bllokohet gomonia me emigrantë në Vlorë, mes tyre gra e fëmijë

Një gomone me persona nga vendet e treta është bllokuar në Vlorë mbrëmjen e sotme.

22:49
Biden: I takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë akuza kundër Presidentit Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai kishte besuar për një kohë të gjatë se Presidenti Donald Trump nuk ishte i aftë për detyrën, por se i takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë për së dyti akuza për shkarkimin e presidentit.

22:45
“5 e mëngjesit”/ Bota e parë në një këndvështrim tjetër ndërsa jemi duke fjetur (Fotot)

Çdo ditë, ora 5 e mëngjesit më kalon pranë.

22:33
Çavuşoğlu: Turqia synon të hapë një kapitull të ri me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij po punon për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me BE-në.

22:31
Stakohet transformatori në N/St Rajonal 220 kV, këto zona në Tiranë pa energji elektrike, OSHEE: Po merren masa…

Një pjesë e madhe e Tiranës ka mbetur pa energji elektirke mbrëmjen e sotme. Sipas OSHEE, rreth orës 21:39 tek N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme.

22:28
Brenda jetës së egër të kopshtit australian, i riu përqafohet me tigrin (Fotot)

Pandemia ka anuluar planet tona për pushime dhe na detyron të qëndrojmë në shtëpitë tona.

22:21
Përmbytjet pas reshjeve të dendura, Rama poston fotot e strukturave në terren: Dëme minimale…

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut.

22:15
Këpucët më të bukura të nusërisë që s’do tu rezistoni dot (Fotot)

Dasma është një ndër momentet më të bukura të të gjithë jetës dhe veshja është ajo që të merr më shumë kohë.

21:54
OBSH: T’u jepet fund marrëveshjeve dypalëshe me laboratorët për vaksinat

OBSH bëri thirrje sot për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.

21:53
“The Simpsons godasin sërish…”/ A e parashikuan ata protestën e fundit në SHBA?

Fansat e serialit të njohur Simpsons kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja pasi pretendojnë se seriali ka parashikuar edhe trazirat në SHBA.

21:51
Kreu i OBSH-së: Vendet e varfra pa vaksina, i morën të pasurit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, Tedros Adhanom Gebreyesus, ka deklaruar sot se ekziston një problem i qartë që vendet e varfra nuk po e marrin vaksinën kundër koronavirusit.

21:40
Përçmim në Danimarkë ndaj serialit televiziv për fëmijë për ‘burrin me penis gjigand’

Një serial i ri për fëmijë në televizionin shtetëror të Danimarkës ka shkaktuar përçmim dhe habi mes publikut. Filmi i animuar tregon për personazhin John Dillermand, i cili ka një penis aq të madh sa me të ai mund të valëvisë flamur, të kryejë operacione shpëtimi, apo dhe të vjedhë akullore nga fëmijët.

21:39
Personazhet që “lanë nam” gjatë takimit me Mbretëreshën Elisabeth (Fotot)

Të takosh Mbretëreshën Elisabeth II të Anglisë mund të të ndodhë vetëm një herë në jetë që ta kesh fatin.

21:32
Pelosi komandantit të ushtrisë: Mos i jepni Trumpit kodet bërthamoe

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.

21:25
Ava Max: Po numëroj ditët derisa bota të kthehet në normalitet (Fotot)

Këngëtarja shqiptare Ava Max është lodhur nga situata jo-normale që ka shkaktuar COVID-19.

21:21
‘Braktiset’ Shpella e Pëllumbasit nga turistët, shkak rruga e shkatërruar

Rreth 25 kilometra nga kryeqyteti në të majtë të luginës së Erzenit, gjendet Shpella e Pëllumbasit, një ndër pikat  turistike më të frekuentuara nga vendasit e të huajt.

21:18
Turqi/ 194 të vdekur dhe 11.749 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 11.749 infeksione të tjera me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.291 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

21:14
Përplasen avionët në qiellin rus/ Tre të vdekur e një i plagosur

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos sot në një aksident ajror 63 kilometra larg qytetit Shën Petersburg.

21:07
“Unë e doja”/ Burri hyn në funeral për të përdhunuar të vdekurën, para familjarëve të shokuar

Funerali i një gruaje në Zimbabve është kthyer një shfaqje perverse seksi pasi një burrë kërceu mbi trupin e të vdekurës dhe tentoi të bënte seks me të.

21:06
Pochettino e dëshiron Agueron te PSG

Trajneri i ri me doemos e dëshiron transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt.

20:56
SHBA, për herë të parë mbi 4 mijë vdekje në 24 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan më shumë se 4 000 vdekje prej koronavirusit në 24 orët e fundit, për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore përpiqen të përballen me numrin e pacientëve të sëmurë.

20:54
Hoti: Kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

20:52
Pamjet/ Greqia në Janarin më të ngrohtë në 50 vitet e fundit, shumë persona zgjedhin të bëjnë plazh

Greqia parashikohet të përjetojë temperaturat më të larta të janarit në 50 viteve të fundit. Ky lajm është dhënë të premten nga shërbimi meteorologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

20:44
Meta dekreton ligjin e ri: Të parandalohet keqpërdorimi i sistemit financiar në vend

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e ri për regjistrimin qendror të llogarive bankare në vendin tonë.

20:36
Fotot e Noas/ Motra e Miley Cyrus hyn në skenën e ‘provokimeve sensuale’ teksa mbush 21 vjeç

Motra e vogël e Miley Cyrus, Noah, e cila edhe ajo nuk ka frikë të dallohet prej të tjerave, mbushi sot 21 vjeç dhe mediat menduan “ta respektojnë” me disa nga fotot më seksi të kandidates së re të ‘showbiz’.