Të shtëna me armë brenda 24 orëve në SHBA, pesë të plagosur rëndë në Luiziana

19/04/2021 09:15

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri duke në një dyqan pijesh alkoolike në Shreveport të Luizianas.

Sipas Reuters, incidenti ishte i treti me të shtëna  i raportuar brenda 24 orëve në Shtetet e Bashkuara.

Një person i armatosur vrau tetë punëtorë dhe veten e tij në një qendër të FedEx në Indianapolis mbrëmjen e së enjtes.

Në incidentin e së dielës në Shreveport, katër persona ishin jashtë dyqanit, në Hearne Avenue, ndërsa një person ishte brenda në dyqan kur ndodhën të shtënat.

Njësi të shumta policie u dërguan në vendin e ngjarjes, ngjarje që ndodhi rreth orës 21:00. me orën lokale.

Top Channel