Vaksinimi i punonjësve të hoteleve/ Vlorë, janë 2500 persona. Shpresë për sezonin turistik të këtij viti

18/04/2021 19:36

Edhe në Vlorë ka nisur vaksinimi i stafeve të hoteleri-turizëm.

Në çadrën e vendosur pranë stadiumit Flamurtari janë rreth 2500 persona pjesë e këtij shërbimi që do të bëjnë vaksinën. Drejtoresha e Spitalit rajonal të Vlorës, Bruna Mersini thotë se këto ditë janë vaksinuar edhe fasha e pacientëve me sëmundje të rënda.

Për kreun e operatorëve turistik të Vlorës, Vasil Bedinaj, vaksinimi i stafeve të hoteleri-turizëm, është një siguri më shumë për të pasur një sezon të suksesshëm turistik.

Ndërkohë, punonjësit e turizmit që kanë bërë vaksinën këtë të diel, ndihen më të sigurt për pritjen e turistëve vendas edhe të huaj.

Top Channel