Veliaj nga Rrogozhina: 25 prilli nuk është gallatë, mos votoni memet, por atë që punon për ju

18/04/2021 14:46

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Kryevidh të Rrogozhinës, ku diskutoi me banorët e zonës.

Luli mund të jetë gallatë, e mund të jetë meme, e mund të jetë përrallë. Ata që ka futur në listë nga Fatmir ‘Gërdeci’ deri tek Dash ‘Rakia,’ e deri tek Shpëtimi që e shiti Çamërinë për një vend ngjitur me grekun në Parlament, mund të jenë gallatë deri në datë 25. Po data 25 nuk është ditë gallate, nuk është ditë për të votuar karikaturat, memet, gjumashët dhe pijanecët. Është ditë shumë serioze sepse vendos nëse ne do të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Veliaj.

Veliaj flet për rëndësinë e të votuarit në 25 prill. “Data 25 prill është ndoshta dita më serioze e gjeneratës tonë, janë zgjedhje, janë votime në kohë lufte se po të ishim në kohë paqe e merrnim me gallatë, po jemi në mes të një lufte dhe nuk e kemi luksin që një tufe me kloun t’i japim çelësat e shtetit, në momentin që e kishin dhe e dreqosën, që e kishin dhe fjetën, që e kishin dhe ikën nga puna”, shtoi Veliaj.

Pyetja në datë 25 është kush ka punuar më shumë, kush ka sjellë më shumë vaksina, kush ka ndërtuar më shumë shtëpi, kush ka rritur mirëqenien, kush e ka çuar pagën minimale nga 220 në 300 dhe do ta çojë 400. Kush e ka bërë taksën e biznesit të vogël zero? Ka vetëm një përgjigje, Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Top Channel