Tre herë eksploziv banesës së Arben Pëllumbit, Policia: Po punojmë për kapjen e autorëve, dyshohet se…

19/04/2021 08:11
Foto ilustruese

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit Arben Pëllumbit ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Kjo është hera e tretë që Pëllumbit i vendosin eksploziv në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel