Patronazhistët/ Goci: E gjithë jeta jonë është kthyer në një databazë, jemi në diktaturë

19/04/2021 11:25

Pedagogu i degës së Gazetarisë, Ervin Goci i ftuar në “Breaking” në Top News u shpreh se e gjithë jeta jonë është kthyer në një databazë, ku askush nuk mban përgjegjësi për të dhënat tona personale.

Sipas tij, vendi ynë është kthyer në diktaturë pa asnjë institucion funksional, duke e konsideruar skandalin me patrobnazhistët dhunë e  terror.

E gjithë jeta jonë është kthyer në një databazë. Që është bërë në shkeljet më të rënda, janë autorë që kanë marrë këto të dhëna dhe ka dalë garant që do t’u shërbejë qytetarëve, i ka futur ata në kurth e po bën të kundërtën, e s’po i nxjerr të thata, i ka marrë i ka nxjerrë tek një parti dhe mbi këto ka dhënë karakteristika, ka bërë edhe paragjykime  ka bërë edhe të karakterit ekonomik, financiar, e do ta gatisim ta vëmë në vijë, këtu jemi në diktaturë as me institucione,  është dhunë terror, nuk ka asnjë fjalë tjetër, se po të futem në analiza të tjera kam frikë se do e zbus. Unë jam thuajse i sigurt që në këtë lloj shteti ku mungojnë institucionet, transparenca e drejta e informimi. Ka ndodhur, me siguri jo në këto përmasa, jo në këtë kohë, por ka sistem që operon tani online, sistem përgjimi, sigurimi duke përditësuar të dhënat, ne jemi të monitoruar dhe jemi të pambrojtur të rrezikuar dhe jemi të përçudnuar si qenie”, tha ai.

Top Channel