Velipojë/ Qëllohet me armë drejt dy automjeteve të 36-vjeçarit gjatë natës

19/04/2021 10:46
Foto ilustruese

Dy automjete në pronësi të 36-vjeçarit me iniciale D.N., janë qëlluar me armë zjarri rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në Velipojë. Automjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” ishin parkuar në afërsi të shtëpisë së pronarit.

Nuk dihet nëse ky shtetas ka pasur konflikte të mëparshme. Grupi heimor, ka nisur punën për zbardhejt e ngjarjes dhe identifikimit të autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel