Babai vret djalin me armë gjahu, ja çfarë i tha policisë kur e telefonoi

19/04/2021 11:16

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Koropi, të Greqisë, mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat fqinje shkruajnë se një baba ka vrarë me armë gjahu djalin e tij.  74-vjeçari e ka qëlluar me armë në bark djalin e tij 48-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat, por raportohet se ndodhet në  gjendje shoku dhe nuk thotë asgjë.

Babë e bir kanë jetuar së bashku dhe kohët e fundit kanë pasur grindje të shpeshta. Në të njëjtin informacion thuhet se djali kishte edhe probleme me alkoolin.

Babai, pasi vrau 48-vjeçarin, thirri policinë në telefon dhe i tha “Ejani, unë vrava djalin tim”. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel