300 mijë persona janë vaksinuar deri tani në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që vazhdon procesi për kategoritë e rrezikuara si punonjësit e policisë, medias dhe punonjësit e operatorëve turistikë në të gjithë vendin.

Qytetarët: Vaksina nuk pyet për parti, për kanale televizive, apo për individë të caktuar, thjesht ajo është me efekt apo pa efekt. O shkove, o fitove. Në familjen time jam vaksinuar vetëm unë.

Vaksinimi nuk e ndikon apo dëmton agjërimin. Nuk ka pse, përderisa e lejojnë dhe certifikojnë organizata botërore. Gjë më të mirë se vaksinimi nuk ka. Madje ka rritur besimin tek njerëzit. Pse të rrimë me frikë ne. Të jetë i qartë dhe i lirshëm njeriu.

Unë jam njoftuar nga media. Në familjen time është vaksinuar bashkëshorti, vajza e djali. Tani e kam radhën unë si person mbi 60 vjeç.

Nuk merrem me fjalët  për vaksinat dhe debatet lidhur me to. Plane për verën po bëjmë. Presim të na lirohen rrugët.

Po pres gruan se ka shkuar të vaksinohet. Unë ë kam bërë vaksinën para 3 javësh. Nuk e kemi menduar ndonjëherë të mos vaksinohemi. Kemi nxjerrë shëtitje mbesën sot. Në dallim më një vit më parë gjërat duket se po shkojnë drejt normalizimit. Nuk takoheshim me nipërit mbesat e fëmijët. Tani sigurisht duke mbajtur masat anticovid, po i gëzojmë ata.

Po bëjmë edhe plane për pushimet verore, pasi vjet nuk bëmë. Shpresojmë të pushojmë si vitet para pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se procesi do të vazhdojë me hapa të shpejtë deri në vaksinimin e qytetarit të fundit në vend. Objektivi mbetet po ai, vaksinimi i gjysmë milionë shqiptarëve deri në fund të muajit maj.

Top Channel