“Kur Rama më tha që do të bëhet aeroport…”/ Ministrja Balluku: Në 17 qershor “Zayed-Flatrat e Veriut” do të jetë në përdorim të plotë

18/04/2021 16:52

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tregon përse avioni që zbriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit zbriti fillimisht në Rinas.

Sipas Ballukut, ndërtimi i këtij aeroporti në fillim dukej projekt i vështirë. “Në vitin 2018, Rama më tha që do të bëhet një aeroport, i thashë që do të jetë shumë i vështirë. Më tha nisni punën se do ta bëni. Dhe ja ku është.
Nuk ka asnjë shans të ndërtohet një aeroport më shpejt se kaq. Është bërë nga puna e grave dhe burrave të Kukësit. Ju nuk keni asnjë dyshim që avioni i parë u ul, Rama di t’i bëjë punët, mban fjalën”.

Balluku sqaron se në 17 qershor do të përfundojnë procedurat për aprovimin e fluturimeve ndërkombëtare. “Dua të sqaroj, sigurisht në aviacion ka rregulla, të cilat ne i respektojmë.
Nga sot do të nisin të gjitha testet nga kompanitë ajrore, për të provuar pistën, procedurat dhe çfarë është më e rëndësishme, për ta bërë këtë aeroport më tërheqës.
Në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Nga ky moment i lihet në dorë koncensionarit.
Një aeroport lëviz ekonominë. Pasagjerët vijnë në vend dhe gjenerojnë të ardhura. Ky aeroport do të sjellë zhvillim në ekonomi”.

Top Channel