Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen e Re të Bulqizës.

Një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeç dhe një grua që ishin kalimtarë të rastit.

Për pasojë, fëmija ka ndërruar jetë ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë dhe do të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Forcat blu bëjnë me dije se shoferi, i cili është shoqëruar për në komisariat dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar dy këmbësoret.

Bulqizë/informacion paraprak: Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel