Ftesa për bashkëpunim ndaj Bashës/ Majko: U keqkuptua, nuk ishte ftesë për bashkëqeverisje! Ja çfarë synonte Rama

19/04/2021 10:34

Kandidati për deputet i PS-së, i renditur i 19-ti në listë, Pandeli Majko ka komentuar ftesën publike për bashkëpunim, që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit, Lulzim Basha. Ftesa u kundërshtua hapur nga Basha, i cili deklaroi se Rama është i bindur për humbjen prandaj kërkon bashkëpunim.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Majko sqaroi se kjo ftesë për bashkëpunim është keqkuptuar, pasi sipas tij Rama nuk bëri ftesë që në rast se do humbiste të merrte disa Ministri, por kërkoi bashkëpunim që në rast se fitonte të kishte bashkëpunim për sjelljen e rendit kushtetues.

Majko: Ftesa u trajtua me shumë inferioritet dhe sikur ishte një ftesë për bashkëqeverisje në kuptimin e parë të fjalës. Ne sot kemi një opozitë jashtë sistemit kushtetues dhe që nuk ka përfaqësues në pushtetin lokal. Ftesa nuk ishte as provokim edhe e detyrueshme. Ishte ftesë që pas zgjedhjeve palët të bashkëpunojnë se e kanë detyrim që të risjellin në balancë kushtetueshmërinë. Askush nuk po i kërkon PD që nëse ata fiutojnë zgjedhjet ne të mbajmë poste ministrore.

Top Channel