Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre person, të cilët janë kapur duke dejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Po ashtu materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë referuar për tre persona, ku një prej tyre ka përndjekur ish të dashurën, një ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare, ndërsa një 24 vjeçar ka kanosur një shtetas.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

  • Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.
  • Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.
  • Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas.
  • Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel