Rreth 26 mijë persona që janë të infektuar me Covid-19 nuk do të votojnë. Kjo u sqarua sot njëherë e mirë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste për “Wake Up”.

“Tashmë është vendosur nga KQZ dhe fakti që kush është i prekur me Covid nuk shkon dot, pasi praktikisht rrezikon të tjerët që janë përreth.

Ndërkohë, ISHP po përgatit një protokoll me masat e sigurisë që duhet te jenë kur të votohet. Protokollet që do ketë çdo qendër votimi, distancat etj”, bëri të ditur ministrja.

Top Channel