Me daulle dhe flamuj kuqezi/ Sot ulet avioni i parë ‘Air Albania’, ja si e presin kuksianet hapjen e aeroportit të ri (VIDEO)

18/04/2021 13:48

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës!

Top Channel sjell pamjet nga Aeroporti i Kukësit, teksa pak para se të ulet avioni i parë,të rinj e të reja e kanë pritur me këngë e valle, me daulle dhe plot entuziazëm këtë ditë të shënuar.

Teksa, të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa nga vende të ndryshme të botës kanë mbërritur në aeroportin e Kukësit.

Avioni “Air Albania” do të niset nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja Balluku, dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel