Ministri i Diasporës Pandeli Majko i ftuar në “Breaking” në Top News, foli për mënyrën se si po ecën fushata ndërkohë që për pak ditë shqiptarët do të japin verdiktin final në kutitë e votimit.

“Fushatat kanë një lloj show, por është i vërtetë, që nuk të bëjë me sa like të bëjnë e sa të ndjekin po ke të bësh me fatin e njerëzve. Ne po merremi me votën gri”, tha Majko.

Sa ndryshe ju duket kjo fushatë?

Majko: Çdo 4 vite Shqipërisë i shtohen gati 200 mijë votues të rinj dhe duhet të dish tu përshtatesh atyre.

Si e shihni në krahasim me 2017?

Majko: Njësia 5 është njësia ime, njerëzit na përshëndesin, janë gjëra njerëzore në një njesi ku jam rritur, po kutia e votimit do ndajë verdiktin final se këtë radhë do votohet ndryshe.

Është sfidë për cilido politikan. Jo gjithmonë e panjohur është e re, dhe nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës.
Unë i besoj sondazheve, por jo vetëm, i besoj njerëzve më shumë, se na ka ndodh që kemi bërë miting të dobët dhe kemi pas rezultate të mirë dhe e kundërta, jo gjithmonë ndodh ajo që duket. E dimë që sipas testimeve jemi parti e parë, por deri të dielën kjo është nëqoftëse.

Top Channel