Rubrika “Just dance ” ka mbajtur të ngulitur përpara ekranit shumë teleshikues që kanë përjetuar emocione njësoj si vetë konkurentët.

Plot 15 javë të mbushura me emocione, eleminime, lot, të qeshura, mësime, eksperienca, kujtime dhe së fundmi me fitues.
Nën moderimin e Dojna Memës dhe autorësine e Graciano Taganit ky edicion i parë i “Just dance” u mbyll me shumë sukses dhe është përqafuar ndjeshëm nga publiku.

Ka qenë juria e përbërë nga Graciano Tagani, Enada Hoxha dhe Albi Nako të cilët me po aq profesionalizëm sa dhe durim kanë kritikuar, ndjekur dhe këshilluar protagonistët gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Arritën të prekin finalen Kristina, Agelsa, Emanuela dhe çifti Sara dhe Angelo.
Të katërt me të njëjtin qëllim. Të luftonin për çmimin e madh.

Një bursë studimore kërcimi në Itali me 14 mjeshtra ndërkombëtarë, e cila do të ndihmojë shumë fituesin të zhvillojë talentin e tij.
Pas raundit të parë dhe të dytë të sfidave dy të eleminuarit e parë ishin Agelsa dhe Kristina.

Rezultat ky mbi bazën e votave të publikut (50%) dhe mendimit të jurisë (50%). Gara shumë e fortë vazhdoi mes dy konkurentëve të tjerë ku me shumë vështirësi u bë diferenca mes tyre për të shpallur fituesin e këtij edicioni të parë të “Just dance” çiftin Sara&Angelo!

Një dyshe fantastike , që është përmirësuar ndjeshëm puntatë pas puntate duke na dhuruar kërcim të mrekullueshëm dhe një spektakël të vërtetë.
Kështu u mbyll dhe rubrika shumë e dashur për publikun “Just dance” mes lotësh, buzëqeshjeve dhe shumë dyer të hapura për të ardhmen e talenteve të reja.

Top Channel