“Lunatikët” është rubrika më aktuale e ditëve të sotme duke qenë se jemi dhe prag zgjedhjesh.

Dy kahe të kundërta , persona që përfaqësojnë partine socialiste dhe mbrojnë bindshëm atë dhe nga krahu tjetër partia demokratike e mbrojtur me po aq bindje .

Këtë të dielë ishin të ftuar tre kandidatë të partive të cilët u përballën me lunatikët si dhe mbrojtën idetë që përfaqësojnë.
I pari Halit Valteri, kandidat i partisë Socialiste (PS) të qarkut të Tiranës i cili ndër të tjera u shpreh se duhet të votojmë të rinjtë sepse ata janë e ardhmja.

I pasuar nga kanditatja e partisë Socialdemokrate (PSD) në Shkodër,Marina Duhani. E cila insistoi në faktin që partia e saj me në krye Tom Doshin do të jetë e duhura për ta nxjerrë Shkodrën në “gropën” ku ka rënë.

Dhe Rexhina Leka nga LSI kandidate në qytetin e Durrësit . E cila shprehu qartë që është e bindur që banorët e qytetit që ajo përfaqëson do të zgjedhin fytyrat e reja pasi sipas saj, ata janë të lodhur nga shumë vite ku nuk bëhet asgjë.

Shumë pak na ndajnë nga zgjedhjet , dhe “lufta ” mes Lunatikëve vazhdon .

Mos e humbisni çdo të diel , në Top Channel.

Top Channel