Flet drejtori i aeroportit të Kukësit: Kur do “çajmë” qiejt e Europës dhe sa do jenë çmimet për udhëtimet

19/04/2021 09:17

Në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit është ulur dje avioni i parë me pasagjerë nga Londra. Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri dhe ndodhet 3.5 kilometra në dalje të qytetit të Kukësi.

Është një investim i dy kompanive shqiptare, që në total kap shifrën e mbi 22 milionë eurove. Punimet e këtij aeroporti nisën në prill të 2019.

Një lidhje Skype për “Wake Up”, drejtori i Aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, Altin Progonati bëri të ditur se aeroporti i Kukësit do ketë çmimet më të ulëta në rajon.

Flet drejtori i aeroportit të Kukësit: Kur do

“Është një pistë që mund të presë deri në 80-90 tonë kategori avionësh, por gjerësia e saj dhe kategoria 3c e kushtëzojnë deri në avionët 73.5 që mund të presë kjo pistë. Këta lloj avionësh janë Boeing dhe Airbus. Mund të parkohen 3 avionë njëkohësisht dhe mund të ngrihen 4 avionë brenda një ore.

Kapaciteti maksimal është deri në 500 mijë pasagjerë në vit. Gjatë ditës, duke llogaritet edhe orët e operimit, aeroporti mund të përpunojë deri në 6 mijë pasagjerë.

Në datën 20 maj aeroporti do jetë efektiv për të fluturuar. Kështu që pas 20 majit presim të fillojmë fluturimet dhe pastaj të çajmë dhe qiejt e Europës.

Aeroporti i Kukësit është menduar si ‘low cost’ dhe projeksione tona për çmimet janë ndër më të ulëta në rajon. Kemi çmimet më të ulëta të tregut. Edhe kompanive u kemi kërkuar që të jenë low cost me çmime”, u shpreh ai.

Top Channel