Fluturimi i parë drejt Kukësit/ Kryeminsitri Rama në avion me djemtë nga Londra, çfarë u diskutua gjatë rrugës

18/04/2021 18:16

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte pasagjer në avionin e parë që zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit.

Gjatë rrugës, nuk munguan batutat me shqiptarët që jetojnë në Londër dhe fluturuan me “Air Albania” drejt Kukësit.
Qytetari: Me kryetarin e shtetit, mund ta kem një foto?
Rama: Patjetër? Po tani, po e besoni apo akoma
Qytetari: Unë e kam besuar gjithmonë
Rama: Kështu ndodh gjithmonë me ata që thonë nuk bëhet, nuk bëhet

Qytetari: 10 minuta nga aeroporti e kam shtëpinë
Rama: Më ke sharë shumë në Facebook?
Qytetari: Puna e mirë nuk shahet.
Rama: Para se ta bënim, se tani nuk ke çfarë thua.

Një tjetër i ri i thotë Ramës se ka ardhur nga Londra për ta votuar.
Djemtë dhe vajzat fotografuan këtë moment të veçantë dhe tani e tutje ata mund të fluturojnë drejt Londrës, direkt nga “Zayed- Flatrat e Veriut”.

Top Channel