Kryeministri Rama niset drejt aeroportit ndërkombëtar të Kukësit (Foto)

18/04/2021 15:06

Avioni i parë që do të zbresë në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit u nis nga Rinasi pak minuta më parë.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama në Facebook.

Pasi hipën në aeroport, kryeministri nuk i kursen batutat me pasagjerët e mbërritur nga Londra.
Rama: Për Kukës? Si shpjegohet? U bë aeroporti…
Qytetari: U bë, u bë
Rama: Do të votosh PD-në tani ti, se s’ke ku shkon
Qytetari: Gjënë e bukur e bëre. Fjalën e ke mbajtur
Rama: Fjalë n nuk ta dhashë ty, se ti nuk ke besuar…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel