E martë, 18 Gusht 2020
19:30
Me fasha, shenja dhe të nxira në fytyrë, dalin pamjet e të mbijetuarve nga shpërthimi në Bejrut (FOTO)

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti, u trondit nga një shpërthim i madh që ndodhi pasditen e katër gushtit, e që i mori jetën 180 personave e plagosi 6.000 të tjerë.

19:28
Shqipëri: Covid po merr më shumë vëmendje se sëmundjet kronike

Në Shqipëri, veprimtarët e të drejtave të njeriut pohojnë se autoritetet shëndetësore e kanë përqëndruar gjithë vëmendjen tek trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe e kanë ulur kujdesin ndaj sëmundjeve kronike po aq të rrezikshme.

19:16
Zemërim në Brazil pas publikimit të identitetit të viktimës 10-vjeçare të përdhunimit

Një valë e gjerë zemërimi ka përfshirë Brazilin pas publikimit në internet të identitetit të një fëmije 10-vjecare, viktimë e përdhunimit.

19:14
100 vjet që nga dita kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

100 vjet më parë, në gusht 1920 gratë amerikane fituan të drejtën e votës kur u miratua Amendamenti i 19-të i Kushtetutës. 

19:00
FOTO/ Tentuan t’i grabisnin shtëpinë, burrat dhunojnë barbarisht të moshuarin 84-vjeçar

Një i moshuar 84-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi u sulmua barbarisht nga një grup grabitësish.

18:56
13 meshkujt në botën e kafshëve që ‘nuk i tremben’ detyrës prindërore

Të gjithë e dinë se kur është fjala për të vegjlit askush nuk bën shaka me nënën, por në disa raste në botën e kafshëve kjo mund të thuhet edhe për baballarët.

18:49
​VV në pritje të përgjigjes së Presidencës për faljen e dënimit të dëshmitarit në rastin Dehari

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vonesat për zbardhjen e rastit Astrit Dehari, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi i ka lehtësuar dënimin për tri vjet e gjysmë Luz Allakajt, i dënuar për vrasjen e një fëmije, por që i njëjti është dëshmitar në rastin e vrasjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje.

18:35
Revolucioni te Barcelona/ Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga katalanasit

Disfata 8-2 në “Champions” ndaj Baryern Munich-en, ishte vetëm maja e ajsbergut për Barcelonën.

18:33
Cakaj përshëndet marrëveshjen: Tre poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, menjëherë pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në.

18:22
La “me gisht në gojë” Taren/ Reagon babai i David Silva-s: Nuk ka pasur marrëveshje, ja si qëndron e vërteta

Lajmi se David Silva ka firmosur për pesë sezone me ekipin e Lazios, padyshim gëzoi çdo tifoz të ekipit. Mirëpo ditën e djeshme e ardhmja e mesfushorit mori një rrjedhë tjetër, ai njoftoi rikthimin në Spanjë, në radhët e Real Sociedat.

18:18
Kosovë/ ​Javën e ardhshme merret vendimi për mënyrën e mbajtjes së procesit mësimor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë Komunale të Arsimit ende nuk kanë një vendim final për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus.

18:11
Amerikania gjendet e masakruar pasi shkoi në Meksikë të takonte të dashurin

Një vajzë e re nga SHBA, nënë e dy fëmijëve, u gjet e vdekur dhe me trup të përdhosur disa ditë pasi kishte shkuar të takonte të dashurin në Meksikë.

18:03
Tualetet transparente/ Risia që vjen nga Japonia

Duket si makthi më i keq i mundshëm; një tualet publik që ofron mundësinë e bekuar të çlirimit, por që çuditërisht është krejt transparent.

17:55
Mbledh fonde për Libanin, Mia Khalifa nxjerr në shitje syzet që përdorte në filmat për të rritur

Edhe një objekt që s’do ta çonit kurrë ndërmend mund të mbledhë para për një kauzë të caktuar.

17:54
Fermat High Tech/ Revolucion i gjelbër në Dubai

Një fermë vertikale ultra moderne, në mesin e një shkretëtire është dëshmia e vendosmërisë së Dubait për të bërë një revolucion të gjelbër dhe për të kapërcyer varësinë e tij nga importi i ushqimeve.

17:50
E ke tepruar me alkoolin? Tani ta tregon një smartfon

Nuk është gjithnjë e lehtë ta dish se kur e ke tepruar me alkoolin. Por në këtë pikë, mund të të ndihmojë smartfoni yt, duke matur dhe vlerësuar ndryshimet në mënyrën se si ecën.

17:44
Marrëveshja politike në Maqedoni, reagon Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arritjen e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

17:38
Ahmeti: Koalicioni BDI-LSDM do të çojë përpara proceset integruese

Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë arritur sot marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

17:28
Ku gjendet modelja e zhveshur? Artisti përdor me mjeshtëri bojën trupore për të krijuar kamuflazhin e përkryer

Një artist ka përdorur aftësi të pabesueshme të ngjyrimit të trupit, për të fshehur modelen e tij duke e bërë atë njësh me sfondin natyror ku pozon.

17:27
Sjell në jetë fëmijën në vaskën e mbushur me ujë, ja mesazhi që dëshironte të përcillte 24-vjeçarja

Një grua 24-vjeçare në Kanada, filmoi të gjithë momentin e lindjes së djalit, si një mesazh sensibilizues për nënat e tjera.

17:21
Veliaj uron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: Bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar

Arritja e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për të pasur një Kryeministër shqiptar është mirëpritur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

17:15
Stoltenberg: Dialogu, mënyra e vetme për zgjidhje politike të qëndrueshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka shkruar në një postim në Twitter lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

17:12
Zemaj nënshkruan udhëzimin që mundëson kryerjen e testeve serologjike në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Kujdesi Shëndetësor Parësor në komunat e Kosovës tash e tutje do të kenë mundësi të kryejnë testime serologjike, duke raportuar në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

17:08
Covid-19/ “Novavax” nis fazën e dytë të provave klinike në Afrikën e Jugut

Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Novavax pritet të nisë fazën e dytë të testimit në njerëz të një vaksine kundër COVID-19 në Afrikën e Jugut. Ky vend ndodhet në mesin e një vale në rritje të rasteve me koronavirus.

16:57
Video/ Habit i riu, i hidhet përsipër peshkaqenit gjigant dhe nis lundrimin…

Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shihet një i ri teksa hidhet mbi një peshkaqen balenë dhe “lundron” me të.

16:54
Dy javë më parë i mori nënën, koronavirusi vret në moshë të re inspektorin arsimor në Tiranë

Koronavirusi vijon të marrë jetë në vendin tonë. Së fundmi viktimë e këtij virusi ka mbetur një inspektor arsimor në Tiranë, Alfred Koçi. Akoma më tragjik është fakti se rreth dy javë më parë koronavirusi kishte vrarë nënën e Alfred Koçit dhe tashmë vetë atë. 

16:53
Emmanuel e Brigitte Macron rikthehen nga pushimet për përvjetorin e Zbarkimit Aleat në Provence (foto)

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zonja e tij Brigitte dukeshin sot të rigjeneruar dhe me abronxaturë të shëndetshme gjate rinisjes së detyrave pas pushimeve në Cote d’Azur.

16:37
Arrihet marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

16:30
Harroi kamerën ndezur gjatë takimit live, anëtari i partisë kapet duke kryer marrëdhënie intime (VIDEO)

Një anëtar i Partisë Socialiste dhe Liri në Brazil, ka harruar kamerën e laptopit ndezur në një takim që ai dhe anëtarë të tjerë të partisë po zhvillonin.

16:30
932 testime/ Rritet numri i të infektuarve me covid-19, shënohen sërish viktima

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime dhe janë konfirmuar me covid-19, 155 persona të tjerë.

16:25
VV mocion kundër Qeverise se Hotit/ Lëvizjes i duhen edhe 9 vota, shprese tek të pakënaqurit e pushtetit

Kanë kaluar 12 ditë që kur Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nënshkrimet e vetme që janë dhënë janë nga 31 deputetët e partisë.

16:20
Pas domateve të “arta”, fermeri nga Mamurrasi synon sërish tregjet europiane

Alban Çakalli, është fermeri më i njohur shqiptarë.

16:12
Terror me armë në Patos/ Plagoset në mes të qytetit  një 31 vjeçar, dëshmitarë shumë kalimtarë

Banorët e bllokut parafabrikat te lagjes “Naftëtari” në Patos u tronditën mbrëmjen e së hënës nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar. Incidenti ndodhi rreth orës 19.00  gjatë kohës që në lagje ishin disa fëmijë duke luajtur si dhe kalimtarë të rastit duke ecur.

16:10
Hoti-Stoltenbergut: Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

16:09
BE kërcënon me sanksione/ Putin paralajmëron Angela Merkel: BE të mos ndërhyjë në Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot botën të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë dhe i tha kancelares gjermane Angela Merkel se kërcënimet për sanksione janë të papranueshme.

16:01
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kapet i shumëkërkuari

Kapet në PKK Hani i Hotit dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

15:52
​Një mutacion i ri i koronavirusit shfaqet në Azi

Një formë e re koronavirusi, ndoshta më infektuese se vetë COVID-19, është zbuluar në Malajzi dhe po përhapet në vendet e afërta.

15:50
Igli Tare për kthesën në transferimin e David Silva: E respektoj si lojtar por jo si njeri

Njoftimi i klubit spanjoll i Real Sociedad mbrëmjen e djeshme për nënshkrimin me fantazistin spanjoll David Silva ka shtangur italianët e skuadrës së Lazios, të cilët kishin arritur marrëveshjen me futbollistin 34-vjeçar madje kishin prenotuar edhe vizitat mjekësore.

15:48
Terror me armë në Patos/ Plagoset në mes të qytetit një 31-vjeçar, dëshmitarë shumë kalimtarë

Banorët e bllokut parafabrikat të lagjes “Naftëtari” në Patos u tronditën mbrëmjen e së hënës nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar.

15:47
Covid-19 në Maqedoninë Veriore/ 130 raste të reja dhe 2 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 130 raste të reja me koronavirus, nga gjithsej 1742 teste të bëra.

15:44
Ndërtesat e braktisura të Durrësit/ Strehë për refugjatët, endacakët dhe përdoruesit e drogës

Të kthyera në strehë për endacakët, përdoruesit e drogës dhe refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, por dhe në vend për hedhjen e mbeturinave, godinat e lëna në mëshirë të fatit nga pronarët janë një shqetësim serioz për komunitetin në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

15:43
7 të shëruar dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa janë konfirmuar dy raste të reja.

15:37
Meta do hapë televizion/ Presidenti dhe kryebashkiaku, replika në distancë

Presidenti Ilir Meta mendon se gazetarët në Shqipëri janë nën një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Si zgjidhje kreu shtetit propozon, ngritjen e një media te re.

15:21
Mësimi online la pasoja! Dëmtoi mësimdhënien, por edhe vetë fëmijët

Shkollat janë mbyllur që në fillim të marsit, që do të thotë që fëmijët tanë kanë mbi 5 muaj, që nuk frekuentojnë institucionet arsimore.

15:18
Prindërit: Ktheni fëmijët në shkollë/ Sondazhi, 87 përqind kërkojnë hapjen e shkollës, 13 përqind duan mësim on line

E sigurt është që viti i ri shkollor do të nis në 14 shtator, ndërsa vendimi për mënyrën se si do të organizohet ky vit shkollor është në dorën e Task-Forcës së koronavirusit.

15:14
Shkollat do të hapen/ Vendimi zyrtar pritet të merret pas vendosjes së masave të sigurisë

Ende nuk ka një vendim final, por të gjitha gjasat tregojnë se në shtator fëmijët do të kthehen në klasa.

15:11
Kosovë/ 6 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

15:07
Maqedonia e Veriut/ Finalizohet marrëveshja LSDM/BDI

Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë finalizuar tashmë marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

15:02
“Ai vrau një parti dhe një vend”/ The Guardian: Xi Jingping përballet me një opozitë të fuqishme brenda vetë partisë së tij!

Një ish-profesoreshë e shkollës elitare të Partisë Komuniste në Kinë drejtoi një qortim të paprecedent ndaj liderit Xi Jinping, duke e akuzuar atë për “vrasjen e një vendi”, ndërsa pretendon se gjithmonë e më shumë njerëz duan të largohen prej partisë në pushtet.

14:58
Shumë pranë Shqipërisë/ Rita Ora pushime super të shtrenjta në Korfuz!

Pandemia e Covid 19 nuk e ka penguar Rita Orën të bëjë një palë pushime të shtrenjta të Korfuz, ku po e kalon kohën në një vilë luksoze me sipërfaqe 1.000 metra katrorë që kushton 22.000 dollarë nata, e cila ka 7 suita, një pishinë të hapur, një kinema e një ujëvarë, e që sheh si nga bregdeti grek, ashtu dhe nga ai shqiptar. Vila në fjalë mund të presë deri në 14 persona.

14:49
Ekonomia Kosovë/ Kërkohet heqja e kufizimeve të Covid-19

Parlamenti i Kosovës nuk arriti javën e kaluar të votonte një ligj të hartuar nga qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë.

14:44
Guvernatori i Venetos kundër mbylljes së diskotekave: S’e zgjidh problemin; unë duke punuar në disko, pagova shkollën!

“E vështirë të mos pranosh mbylljen, sepse disa skena që kemi parë kanë qenë vërtet të papranueshme. Por të bëjmë kujdes, e të mos i demonizojmë diskotekat”; guvernatori i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia e pranoi me gjysmë zëri vendimin e qeverisë italianë, që zgjodhi të ashpërsojë masat kundër koronavirusit, duke përfshirë këtu dhe mbylljen e diskotekave.

14:35
Ngjarja e Shkodrës/ Vrau gabimisht shokun 23-vjeçar, arrestohet i riu

Është vënë në pranga autori i ngjarjes së mbrëmshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23-vjeçari Gledis Kraja.

14:26
Po vret shumë amerikanë/ COVID-19 tani është shkaktari numër tre i vdekjeve në SHBA

Një virus që nuk ekzistonte një vit më parë, tani po vret më shumë amerikanë sesa disa sëmundje të tjera, aksidentet apo diabeti i Alzheimerit.

14:23
OEAK: Bizneset kërkojnë zbatimin sa më të shpejtë të masave të rimëkëmbjes ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale me Zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, në të cilën u diskutua e ardhmja e ekonomisë së Kosovës, me theks të veçantë në rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19. Gjatë këtij diskutimi përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Amerikane patën mundësinë të shpalosnin shqetësimet e tyre dhe të ofronin rekomandime përkatëse për përkrahjen e nevojshme nga Qeveria.

14:21
Avokati i Popullit pranon ankesën e FSSHK-së për shtesën 300 euro në paga

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka akuzuar serish Qeverinë e Kosovës për diskriminim e stafit mbështetës shëndetësorë në lidhje me shtesën 300 euro në paga.

14:21
A do funksionojë kura e shekullit XIX edhe me COVID-19-ën?

Kompania me qendër në SHBA, “Plasma Technologies LLC” ka nënshkruar një kontratë prej 750 mijë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes për të zhvilluar teknologji plazmatike konvulsive COVID-19.

14:13
Me maska të personalizuara dhe elegancë, Tirana niset drejt Champions-it!

Tirana ka mbërritur në Gjeorgji ku këtë të mërkurë do të luajë përballë Dinamos së Tbilisit në raundin e parë kualifikues të ligës së Kampioneve.

14:09
Deklarata e Metës, Veliaj: Lajm i mirë, ai ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit për ta mbajtur gjallë këtë medie

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot një nga projektet e reja të tij, atë të themelimit të një mediaje të re transparente në Shqipëri, që do luftojë korrupsionin.

13:38
Foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash tek “Ali Demi”/ Ishte futur brenda një kutie kartoni, u zbulua nga…

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.

13:22
Ambasada shqiptare në Rumani: Shqipëria s’ndodhet në listën e vendeve me risk

Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik, për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetizolimit.

13:19
NASA është duke ndjekur një anomali të çuditshme magnetike mbi Tokë

NASA po monitoron në mënyrë aktive një anomali të çuditshme në fushën magnetike të Tokës, përkatësisht një zonë të madhe me intensitet magnetik më të ulët në qiell midis Amerikës së Jugut dhe Afrikës Jugperëndimore.

13:17
“Të fillojë përgatitja për shtatorin”/ Shahini pro hapjes së shkollave, Manastirliu: Parakusht zbatimi i protokolleve të sigurisë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dolën në një konferencë të përbashkët sa u takon protokolleve dhe masave paraprake për hapjen dhe ecurinë e vitit të ri shkollor.

13:13
Temperaturat e larta & zemra!

Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritjen e temperaturave & ekspozimi i gjatë ndaj tyre, mund të shoqërohet me një sere problemesh shëndetësore.

13:05
Dhunoi ish-gruan dhe kundërshtoi policët, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

12:55
Studimi e konfirmon: Koronavirusi edhe në piklat e përhapura në ajër prej të folurës!

Ka pasur shumë skepticizëm mbi përhapjen e koronavirusit me piklat që mbeten në ajër; OBSH-ja vetë tani vonë e konfirmoi këtë mundësi infektimi.

12:52
Lukashenko: Zgjedhje të reja, vetëm po të më vrisni!

“Zgjedhje të reja në këtë vend do të ketë vetëm po të më vrisni”, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko e bëri deklaratën e fortë gjatë një vizite në një fabrikë të Minskut, ku njerëzit e fërshëllyen dhe një grup punëtorësh thirri njëzëri:” Largohu prej këtej”!

12:49
Dasma në një restorant në Tiranë, gjobitet me 1 milion lekë pronarja

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronaren e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

12:22
“Të themelojmë së bashku një media transparente”/ Meta thirrje gazetarëve: Mos u dorëzoni para presioneve

Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta u bëri thirrje gazetarëve të mos dorëzohen para presioneve të pushtetit dhe pronarëve, teksa i ftoi “të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti”.

12:12
Shtohen rastet/ Zelanda e Re: Virusi erdhi nga jashtë kufijve!

Zelanda e Re raportoi sot 13 raste të reja me koronavirus në krahasim me nëntë që ishin një ditë më parë.

12:09
Koronavirusi, OBSH: Po e përhapin më shumë të rinjtë pa simptoma!

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj për ritmin e përhapjes së sëmundjes, që sipas saj, po përshkallëzohet prej personave të moshës 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk janë të vetëdijshëm se janë prekur nga koronavirusi.

12:06
Banka transferon gabimisht 176 milionë dollarë, fondi nuk ia kthen!

Gjiganti bankar amerikan Citigroup i ka kërkuar një gjykate federale të detyrojë fondin e investimeve Brigade Capital të kthejë 176 milionë dollarë të kaluar prej saj gabimisht.

11:55
Mbyllet Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Lushnje/ Shkak? Një punonjëse rezultoi pozitive

Pandemia Covid-19 ka sjellë mbylljen e Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Lushnje.

11:48
Qyteti ku nisi virusi/ Wuhan, festa pa maska e pa distancim!

Në Wuhan, qyteti ku e pati origjinën koronavirusi që ka gjunjëzuar botën, sot nuk ka nevojë as për maska e as për distancim social.

11:39
“I ka marrë koka erë”/ Michelle Obama sulmon ashpër Trump-in: Është presidenti i gabuar për vendin tonë

Michelle Obama e sulmoi ashpër presidentin amerikan Donald Trump, teksa demokratët përgatiten të kurorëzojnë Joe Biden-in si sfiduesin e tyre në betejën për Shtëpinë e Bardhë.

11:29
Angli, karantina/ Të adoptohet modeli “5 ditor” i Islandës!

Ministrave britanikë iu kërkua të heqin dorë prej masave të izolimit dyjavor, dhe në vend të kësaj, të adoptojnë “modelin islandez” pesëditor të karantinës.

11:25
Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-zyrtari i CIA-s/ Rrezikon dënim të përjetshëm

Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e spiunazhit për Kinën.

11:21
Lajm i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë/ Greqia do rinovojë lejet e qëndrimit edhe për ata që pasaporta u ka skaduar brenda këtij viti

Qeveria greke ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.

11:02
“Shumica as s’e di që është infektuar”/ OBSH: Koronavirusi rrezik edhe për moshat e reja, nga 20-40 vjeç

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.

10:57
OFL-ja “godet” në Elbasan dhe Berat! Këta janë 5 të piketuarit e radhës (EMRAT)

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

10:50
Vaksinimi antigrip falas, PD: Basha e propozoi që në korrik, strategjia e qeverisë e vonuar dhe gjysmake

Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë prezantoi strategjinë për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimër, duke njoftuar edhe fushatë vaksinimi falas për gripin e zakonshëm, kanë reaguar ekspertët e opozitës.

10:41
Konflikt në familje/ Godet gjyshin me thikë, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Ajo çka mund të përfundonte në një ngjarje tragjike, për fat të mirë është parandaluar në kohë.

10:33
Vlorë/ Kapet peshku ton mbi 200 kilogramë (VIDEO)

Surprizë gjigante gjatë peshkimit!

10:24
Pamje nga Llogoraja/ E gjithë zona “pushtohet” nga mjegulla…

Pavarësisht stinës së verës, ku temperaturat janë të larta e ditët plot diell, Llogoraja të surprizon me ndryshimin klimatik.

10:19
Mbi 500 të shëruar për 3 ditë në Kosovë, 29 viktima

526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë.

10:11
Rritja e rasteve me koronavirus, Evropa po shkon drejt mbylljes

Teksa rastet e të infektuarve me koronavirus vijojnë të rriten, vendet kanë filluar të vendosin kufizime të reja për parandalimin e Covid-19.

10:06
Një tërmet me magnitudë 6.6 godet Filipinet/ 1 person humb jetën, dëmtohen shtëpitë dhe rrugët

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Filipinet dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë.

09:57
Mbi 35 mijë raste të reja/ SHBA-ja regjistron 445 vdekje nga koronavirusi

Shifra të larta të rasteve me COVID-19 vijnë nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës.

09:54
Kreu i Komitetit Teknik në Itali: Të ndiqen rregullat, ose pas diskotekave do të mbyllen aktivitete të tjera

“Ose të ndjekim rregullat ose rrezikojmë të mbyllim bizneset e tjera pas diskotekave”.

09:50
Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobitet administratori i një subjekti në Dibër

Është ndëshkuar në Dibër me masë administrative, administratori i një subjekti, i cili organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:42
Ndërron jetë nga koronavirusi ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku.

09:37
Momente emocionuese/ I riu u sëmur para dasmës me COVID-19, partnerja shkon në spital dhe martohet me të

Grace Leimann dhe Carlos Muniz, çift nga Texasi, SHBA kishin datën e martesës në mes të korrikut.

09:31
Kosova përgatitet për mësim online, Hoti: Do të jetë gjithmonë aktiv, mësuesit po trajnohen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas një takimi me zëvendëskryeministrat, ministrin e Arsimit dhe ekspertët ka bërë të qartë se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv për vitin e ri shkollor.

09:26
Kohë pandemie/ Gjobitet administratori i një lokali në Durrës, mbyllet aktiviteti i 1 subjekti në Krujë

Teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, administratori i një subjekti në Durrës u ndëshkua me masë administrative, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:21
Vjedhja me dhunë e 4 emigrantëve/ Policia ndalon 2 të rinj në Korçë

Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre.

08:00
Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-agjenti i CIA-s

Një ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës(CIA) është arrestuar nën akuzën e komplotit duke spiunuar për Kinën.

07:51
Raporti/ 49.8 milionë fëmijë të prekur nga mbyllja e shkollave prej pandemisë, UNICEF: Të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm edukimi

Pandemia e COVID-19 solli mbylljen e shkollave në 20 vende dhe mbylljen e parashkollorëve në 19 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore. Kjo preku gjithsej 49.8 milionë fëmijë të moshës parashkollore dhe të shkollës së mesme të ulët, të cilët, kanë pasur semestrin e fundit shkollor shumë të çrregullt në prag të mbylljes së shkollave, ose nuk e kanë nisur fare atë semestër.

07:39
Merkel nuk ka biseduar me presidentin bjellorus, thotë qeveria gjermane

Qeveria gjermane e ka mohuar se kancelarja, Angela Merkel, ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleyaksandr Lukashenka. Deklarata hedh poshtë pretendimet e Lukashenkas, i cili ka thënë se ka biseduar me Merkelin.

07:20
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

06:58
Fakte të reja/ Ekspertët: Imuniteti ndaj COVID-19 nga 6 në 12 muaj

Fakte të reja kanë dalë në dritë rreth virusit vdekjeprurës, Covid-19. Doktor Scott Gottleib, një ish zyrtar i administratës së Ushqimit dhe Barnave tha se personat e prekur nga koronavirusi mund të fitojnë imunitet ndaj virusit që mund të shkojë deri në një vit.