Revolucioni te Barcelona/ Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga katalanasit

18/08/2020 18:35

Disfata 8-2 në “Champions” ndaj Baryern Munich-en, ishte vetëm maja e ajsbergut për Barcelonën.

Menjëherë pas humbjes dramatike, presidenti Josep Maria Bartomeo premtoi revolucion në ekip. Gjurmët e ndryshimit u panë shumë shpejt, pasi pak orë pas përfundimit të ndeshjes, klubi katalanas njoftoi shkarkimin e trajnerit Quique Setien dhe stafit të tij.

Ndërkohë me “dorë të hekurt” është ndërhyrë edhe në elitën drejtuese, ku pak më parë u njoftua nga vetë klubi shkarkimi i drejtorit teknik, njëherazi dhe një ikonë e klubit në kohën që ka qenë futbollist, Eric Abidal. Në deklaratën për shtyp katalanasit i dhanë publikisht të gjitha falenderimet për punën e bërë ish-futbollistit.

 

“Faleminderit për profesionalizmin, punën e palodhur dhe dashurinë për klubin. Të urojmë fat në punën tënde në të ardhmen” shkruhej në njoftim.

 

Ndërkohë bëhet e ditur se vendin e Abidal si drejtor teknik do ta zërë Roman Planes, që është pjesë e stafit të trajnerit të ri të blaugranave Ronald Koeman.

 

 

Top Channel