Një fermë vertikale ultra moderne, në mesin e një shkretëtire është dëshmia e vendosmërisë së Dubait për të bërë një revolucion të gjelbër dhe për të kapërcyer varësinë e tij nga importi i ushqimeve.

Ferma Al Badia, prodhon një mori perimesh në format shumëkatësh, ku kontrollohet me kujdes drita dhe ujitja por edhe riciklimi i 90 për qind të ujit që përdor.

“Është një revolucion i gjelbër në mes të shkretëtirës – thotë drejtori i fermës Basel Jammal. – Cdo bime i jepet sasia e dritës, lagështisë, nxehtësisë dhe ujit që ka nevojë. Sikur të ishte një i ftuar në një hotel me pesë yje.

Pandemia e covid 19, që bëri që të ndërpriteshin zinxhirët globalë të furnizimit, ka rikthyer vëmendjen tek siguria ushqimore në emiratet e bashkuara arabe. Vendi është i pasur për naftën dhe pasuritë por ka pak tokë bujqësore dhe një verë të nxehtë dhe të thatë. Kjo nuk ishte edhe aq problem dekada më parë, kur në zonë jetonin beduinët. Por, pasuria e gjeneruar nga zbulimet e naftës, që nga vitet 1970, bëri që emigrantët ti drejtoheshin emirateve. Dubai tani ka më shumë se 3.3 milionë banorë nga 200 kombësi të ndryshme, varet kryesisht tek uji i shtrenjtë i shkripëzuar dhe nevojat e tij ushqimore janë rritur dhe diversifikuar. I gjithë vendi baret nga importet për sa i takon plotësimit të nevojave ushqimore. Por tani sytë janë kthyer nga bujqësia high tech. Ferma model e Xhamalit, ku gjithçka kontrollohet nga kompjuterat, është një zgjedhje për të ardhmen.

Top Channel