Cilët janë ‘kokat’ që furnizonin me kokainë grupin kriminal/ Zbardhen detaje nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë, sot ranë në pranga 20 persona

02/05/2024 11:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Pesë kokat, të cilët furnizonin me drogë grupin janë Envis Gorenllari, Fatjon Çiçi, Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Mësohet se ata kanë rënë në pranga më parë në dy aksione të ndryshme policore.

Sot ranë 20 anëtarë të tjerë të grupit që vepronte afër shkollave dhe në lokale dhe shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis tek të rinjtë.

Sipas policisë, 10 të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari janë ende në kërkim.

Lexo edhe:

FOTO/ Detaje nga operacioni antidrogë në kryeqytet, kush janë tre të arrestuarit? U kapën ‘mat’ në një rrugë pa dalje

Foto/ U kapën me 1.5 kg kokainë, kush janë dy të rinjtë që furnizonin me drogë Astirin dhe Kombinatin

Top Channel