Momentet tmerri kur makina e akullores jashtë kontrolli godet mbi 20 fëmijë në festivalin pranveror në Kazakistan (fotot)

02/05/2024 21:50

Tmerri i pashpjegueshëm i radhës me automjete jashtë kontrolli që godasin grumbullime njerëzish të pambrojtur, u shënua sot në një festival të gëzueshëm pranveror në Kazakistan, ku automjeti akullores së eventit u lëshua papritur mbi turmat duke plagosur të paktën 20 fëmijë.

Mediat vendase supozonin se shoferi kishte harruar të vendoste frenat e dorës, duke bërë që makina të merrte shpejtësi dje të vërshonte mbi grumbullimin e njerëzve duke goditur e plagosur mbi 20 fëmijë.

Mjeti që përdorej nga një akullore-shitës në Kirgizstan papritur nisi të avanconte drejt turmës së qindra njerëzve në festival.

Shoferi dhe roje sigurie vraponin pas kamionit kur kuptuan se ishte jashtë kontrolli pa arritur ta ndalonin.

Shtatë nga fëmijët e plagosur raportohej se ishin në gjendje më të rëndë nga 16 që u dërguan në spital.

Fëmijë e të rritur ishin mbledhur në festivalin dedikuar Manas Epic, poema legjendare e Kazakistanit që mban vlera të konsiderueshme kulturore kombëtare.

Pas aksidentit, automjeti tipit Hyundai Porter ndaloi kur u përplas me një nga tendat e festivalit.

Ngjarja shkaktoi panik dhe një numër zyrtarësh qeveritarë erdhën në vendngjarje për të siguruar ndihmën për të prekurit dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit të frikshëm./TheSun///

FOTO GALERI
1/5
Tmerri i pashpjegueshëm i radhës me automjete jashtë kontrolli që godasin grumbullime njerëzish të pambrojtur, u shënua sot në një festival të gëzueshëm pranveror në Kazakistan

Top Channel