E diel, 17 Janar 2021
02:03
Britania vendos karantinën/ Kush hyn në vend do qëndrojë i mbyllur për 10 ditë

Nga orët e para të së hënës, 18 janar, të gjithë udhëtarët që do mbërrijnë në Britani nga ajri, toka ose deti, dhe nga të gjitha vendet e botës, do duhet të dëshmojnë se kanë tampon negativë 72 orë përpara nisjes së udhëtimit. Po ashtu ata do duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe do mund të dalin nga karantina vetëm pas pesë ditësh, nëse një tjetër tampon rezulton negativ.

01:10
Kessie: Ne jemi Milani, titulli s’është tabu

Milani vazhdon të vrapojë me shpejtësi në krye të renditjes në Serinë A falë lidershipit të emrave më përvojë si Ibrahimovic pao Kjaer si dhe të një hapi cilësor në mesfushë, ku po spikat Franck Kessie, të cilin shokët e tij e pagëzuan, jo rastësisht, me nofkën “Presidenti”.

00:52
Pas Leverkusen, ndalen edhe Dortmund e Leipzig, “asist” Bayernit për t’u shkëputur në krye!

Borussia e Dortmundit dhe Leipzig gabuan në ndeshjet e javës së 16-të duke mos shkuar më shumë se barazimi dhe duke i dhënë një asist Bayernit që nëse fiton të dielën ndaj Freiburg mund të shkëputet në krye.

00:37
Oksigjen për Chelsea-n, Mount shpëton stolin e Lampard

Oksigjen për Chelsean e Frank Lampard pas 3 ndeshjesh pa fitore në Premier League. Blutë triumfuan në derbin ndaj Fulham me rezultatin minimal 0-1 duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions pasi me këtë sukses u ngjitën në kuotën e 29 pikëve.

00:15
PSG fiton minimalisht dhe kap kreun

Paris Saint Germain u ngjit përkohësisht në krye të Ligue 1, falë suksesit minimal 0-1 në fushën e Angers.

E shtunë, 16 Janar 2021
23:49
“Shiko Kush LUAN”/ Prezantuesja e sportit Enxhi Biba: “Nuk ka vajzë në Shqipëri që nuk ka menduar të mos jetë si Marina Vjollca!”

Prezantuesja e sportit Enxhi Biba ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

23:41
“Shiko Kush LUAN”/ Habit Genc Salihu: Do të puthja në buzë Ledri Vulën

Këngëtari i njohur Genc Salihu ishte i ftuar puntatën e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca.

23:38
“Shiko Kush LUAN”/ Martohet në fshehtësi Gent Fatali? Reperi zbulon të vërtetën e dasmës me Rozafën

Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte i ftuar reperi Gent Fatali.

23:36
“Shiko Kush LUAN”/ Baxhanak me Mozzik? Ja reagimi i Gent Fatalit mbi lajmin se Rozafa dhe Loredana janë motra!

Një ndër të ftuarit e episodit të sotëm të Shiko Kush LUAN me autore e moderatore Luana Vjollca ishte reperi i njohur Gent Fatali.

23:34
“Shiko Kush LUAN”/ Aida Doçi zbulon për herë të parë kur është lidhur me bashkëshortin Naser dhe kur kanë dhënë puthjen e parë!

Çifti i sapokurorëzuar Aida Doçi dhe Naser Gashi ishin të ftuar në spektaklin e argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

23:03
Evakuohen qindra udhëtarë/ Alarmi për bombë në aeroportin e Frankfurtit, rezulton fals

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Policia menjëherë ka organizuar një operacion neutralizimi ndërkohë që qindra udhëtarë u detyruan të evakuohen.

22:35
Sokol Balla i zë vendin në çdo televizion? Rudina Xhunga tregon të vërtetën në “Shiko Kush LUAN”

Një ndër të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN ishte gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga.

22:30
Rudina Xhunga e thotë me plot gojë: “Programi më i mirë shqiptar është “Shiko Kush LUAN”

Rudina Xhunga ishte një ndër të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN.

22:28
“Shiko Kush LUAN”/ Anita Mucaj tregon si e përkëdhel Ramushi: ‘Me gjuan tek…’

Anita Muçaj Haradinaj ishte ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN.

22:26
Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve në gjendje kritike me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 7.550 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 902 raste simptomatike.

21:57
“Shiko Kush LUAN”/ Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademi në futboll për 2021: “Messi do luajë me Vllazninë …”

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN.

21:55
Chelsea u rikthehet fitoreve në Premier Ligë

Chelsea e ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 18-të në kampionatin anglez të futbollit duke e mposhtur Fulhamin me rezultat minimal 0-1.

21:51
Biden emëron diplomatë veteranë në poste të larta në DASH

Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi të shtunën veteranen e politikës së jashtme amerikane Wendy Sherman, negociatorja kryesore e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit.

21:42
Gjyshja rrëfen dhimbjen e vetëvasjes së nipit, disa ditë pas ditëlindjes së 12-të

Një gjyshe në Britani ka rrëfyer dhimbjen e tronditjen pasi nipi i saj i ndrojtur vrau veten disa ditë pas ditëlindjes së tij të 12-të.

21:33
Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë.

21:19
Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

NJU ORLINS – Largimi i Presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar – katër vjet pasi mori kontrollin e Partisë Republikane – e vë në udhëkryq lidershipin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë, duke patur parasysh besnikërinë e vazhdueshme të dhjetëra miliona mbështetësve të zjarrtë të Trumpit.

21:08
Ish-ushtaraku i armatosur deri në dhëmbë mësyn qendrën e kafshëve për të rimarrë macen e tij

Një ish-ushtarak me veshje të plotë sulmi dhe automatik në dorë, ka mësyrë në një qendër të kafshëve në Australi, teksa besonte se macja e tij e humbur po mbahej aty.

20:50
Lista zyrtare e kandidatëve të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

20:48
Kjo është lista zyrtare e Vetëvendosjes për deputetë

Tanimë është bërë publike edhe lista zyrtare e kandidatëve të Levizjes Vetëvendosje, për deputetë.

20:47
Kosovë/ ​Sa kandidatë ka Vjosa në listën e LVV?

Vjosa Osmani do jetë numër dy në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

20:43
Ëndrra amerikane/ Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore në karvanin e parë të refugjatëve për 2021 (Foto impresionuese)

Rreth 3,000 vetë nga Hondurans marshojnë drejt kufirit të SHBA, në kohë për ceremoninë e betimit të Biden si president.

20:36
BMW “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës/ Zbulohet shoferi, ja kush ishte në timon

Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën, në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurt.

20:09
Rock and Roll në komunizëm/ Përkujtohet krijimi i grupit “pranvera 72” në Shkodër

Kjo është një pjese e këngës origjinalë të grupit të famshëm britanik “Middle of the Road”, e cila u kënduar edhe në Shqipërinë e izoluar. Ishte viti 1972, kur në Shkodër disa të rinj do të guxonin të performonin muzike të zhanreve Rock and Roll dhe Pop.

20:01
Veliaj: “E patë Lulin? Nuk tha dot një emër shkolle që kish ndërtuar në 4 vjet; shtoi 4 vila në kohë pandemie”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, tha sot se Lulzim Basha gënjen kur deklaron se do të mbështesë arsimin, pasi u provua se në 4 vite si kryetar bashkie në kryeqytet, ku nuk ndërtoi as një shkollë të vetme.

19:57
Balluku në Qafë Plloçë: Po punohet ditë e natë për të mbajtur funksional rrjetin e rrugëve në të gjithë vendin

Reshjet e dëborës kanë mbuluar tashmë gjithë zonën juglindore, ndërsa në akset rrugore borëpastrueset dhe mjetet e tjera të kompanive të mirëmbajtjes janë në aktivitet me kapacitet të plotë për të mbajtur në funksion rrjetin rrugor.

19:52
Në burg kërkohet ushqim hallall, të dënuarit për terrorizëm vënë në lëvizje administratën e burgjeve

Genci Balla, një i dënuar për radikalizëm ka vënë në lëvizje burgjet me kërkesën e tij për ushqim hallall. Por pasi ka studiuar doktrinën edhe të legjislacionit evropian, burgjet thonë se askund nuk përmendet që ushqimit të shërbehet në bazë të riteve fetare.

19:51
Sherri në çift, alarmoi policinë/ Dhjetëra postblloqe në Tiranë pas një telefonate për “pengmarrjen e një vajze”

Në hyrjet dhe daljet e Tiranës, por edhe në kryqëzime, një ditë më parë u vendosën një sërë postblloqesh policie të armatosur.

19:46
Betimi i Biden/ Alarm për protesta të armatosura në 50 shtete të SHBA (fotot)

Të gjitha 50 shtetet kontinentale të SHBA dhe zona administrative District of Columbia (DC) janë vënë në alarm për protesta të dhunshme para ceremonisë së betimit Joe Biden të mërkurën.

19:45
Kosovë/ KQZ: Certifikimi i kandidatëve, pas verifikimit

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare.

19:43
Dëmet pas përmbytjes, fermerët e Zadrimës: U mësuam me vërshimin e ujërave

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës sollën problematika të shumta sa i takon përmbytjeve të tokave bujqësore, banesave por dëmtuan ura dhe rrugë në disa fshatra të Lezhës. 

19:41
6248 aksidente në 2020/ Nga shkelja e rregullave të qarkullimit humbën jetën 159 persona

Edhe pse vitin e kaluar qëndruam për disa muaj në karantinë dhe lëvizjet e automjeteve ishin rreptësisht të kufizuara, aksidentet rrugore nuk munguan në rrugët e vendit tonë.

19:28
Paralajmërimi nga Britania e Madhe: Pritet të mbyllen disa aeroporte

Industria e transportit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se disa aeroporte mund të mbyllen përkohësisht për shkak të masave të rrepta kufizuese. Duke nisur nga dita e hënë, të gjithë personat që duan të hyjnë në Britani, janë të detyruar që të bëjnë testin negativ të Covid-19 dhe të vetëizolohen për 10 ditë.

19:21
Motrat ruse vranë babanë mafioz që i përdhunonte/ Gjykatësi nuk plotëson dot anëtarët e jurisë

Gjyqi i profilit të lartë i dy motrave adoleshente, Kristina, 19 vjeçe e Angelina Khachaturian, 18, është shtyrë së fundmi në Rusi pasi autoritetet nuk plotësojnë dot anëtarët e jurisë për krimin e rëndë te veres se 2018.

19:05
Fotot/ Aeroporti i braktisur kthehet në një park të mrekullueshëm

Një aeroport i braktisur ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në Shangai për shkak të ndryshimit që ka pësuar.

18:52
Greqi/ Gjenden gjymtyrët e poshtme të një personi në ishull, ja çfarë kishte pranë

Greqi- Gjymtyrët e poshtme të një personi janë gjetur ditën e sotme në zonën e Poseidonit në ishullin e Samos.

18:51
Ronaldinho feston me gra thuajse të zhveshura, teksa ringjall karrierën pas burgut (VIDEO)

Më sa duket superstar-i brazilian i futbollit Ronaldinho po përshtatet mirë me jetën pas burgut, teksa ish-kampioni i botës është shfaqur në një videoklip muzikor duke festuar me vajza të bukura, thuajse të zhveshura.

18:49
Fotot/ Në India me 10 mln të infektuar me covid, por milionë besimtarë lahen në lumin e “shenjtë”

Tubimi më i madh fetar mbi faqen e tokës ka nisur të martën, me dhjetëra e miliona pelegrinë hindu të mbledhur në Indi për t’u zhytur në ujërat e shenjtë, për atë që njihet si “Kumbh mela”.

18:41
“E kthyen partinë në një klub”/ Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: Më thyen besimin…

Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka deklaruar se do të largohet nga LSI për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Ky është i disati largim nga LSI dhe që i bashkohet forcës politike që qeveris vendin.

18:27
Për’puthen/ Erdhi me “shpatë në dorë” për Tean, kush janë vajzat që ka takuar Andi ‘i ri’ para programit (FOTO)

Hyrjet e reja të djemve në emisionin “Për’puthen” shkaktuan shumë debate në studio për shkak të deklaratave të ndryshme që bënë. Mes tyre pikasi Andi Artani, 24-vjeçari me origjinë nga Kosova, jeta e të cilit u zhvillua mes Kosovës dhe Nju Jorkut në Amerikë.

18:23
Mbi 2 mijë të shëruar brenda ditës/ Bilanci me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 14 të vdekur si dhe 361 të infektuar

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 14 të vdekur si dhe 361 të infektuar me koronavirus, ndërkohë që rekord është shënuar sa i përket të shëruar, gjithsej 2.116 persona.

18:16
Serbia mori 1 milion doza, kush është vendi tjetër në Europë që pritet të miratojë vaksinën e Kinës

Sot në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv.

18:05
Fotot/ I biri ndihmon policinë në demaskimin e krimeve seksuale të të atit, manjatit kanadez të modës Peter Nygard

Kai Bickle u shokua një natë në maj 2019, teksa merrte pjesë në një darkë luksoze me pamje nga Plazhi i Venecias në Los Angeles.

17:57
Fotot/ 21 dhoma gjumi e 42 tualete, shtëpia më e madhe në botë del në shitje për 340 milionë dollarë

Pas një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000 metra katrorë. Ajo ndodhet në Bel Air, Los Angeles.

17:56
Pandemia e ndalon të jetë ‘dashnorja’ e burrave të martuar, 50-vjeçarja në Britani kërkon të bëjë vaksinën e koronavirusit

Një grua në Britaninë e Madhe ka rrëfyer se është e dëshpëruar dhe kërkon të vaksinohet kundër koronavirusit që të vazhdojë marrëdhënien seksuale me burra të martuar. Që kur u divorcua, Katherine, 50 vjeçarja që jeton në Lancaster, provoi të dilte me të tjerë por nuk ndjente asnjë kënaqësi nga beqarët.

17:51
Nuk iu ndizet makina për shkak të temperaturave të ulëta? Ja çfarë duhet të bëni

Makina të mbuluara me brymë, motorë që nuk ndizen dhe rrugë me akull, janë disa nga vështirësitë e shumta që sjell stina e dimrit. Por mos e humbni shpresën – ka disa gjëra që mund të bëni për një automjet që nuk ndizet dhe udhëzuesi ynë është këtu për t’ju ndihmuar.

17:40
India ‘përvesh mëngët’, nis programi më i madh i vaksinimit në botë

Një sanitare në spital u bë e para indiane që mori një vaksinë anti Covid ndërsa vendi nisi fushatën më të madhe në botë të imunizimit.

17:27
Britani/ Burri rrëfen si humbi gruan nga Covid-19: E shoqëroja në tualet, kollitej dhe i binte të fiktë, ja fjalët e fundit që më tha

Një grua në Britaninë e Madhe ka humbur jetën disa ditë pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa kishte vetëm kollë. Bashkëshorti i saj ka rrëfyer se si gruaja e tij, Helen, 54 vjeçe, me të cilën gëzonte 3 fëmijë, nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes.

17:18
Shkrumbohet nga flakët “Fordi” tek Kthesa e Kamzës

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.

17:13
Një shëtitje me makinë mes dinozaurëve, eksperienca e paharrueshme që përjetojnë vizitorët në Los Anxhelos

Ndërsa parqet tematike janë mbyllur në Kaliforni, për shkak të pandemisë së koronavirusit, disa qindra makina kalojnë përmes Jurassic Quest, në Los Anxhelos.

17:00
Ulen infektimet e Covid-19 edhe në Kosovë, shënohen gjashtë viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi të shtunën se gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 363 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

16:52
‘Fake news’/ Përgënjeshtrohet lajmi viral i ‘foshnjes së shpëtuar në aksidentin ajror’ në Indonezi (Foto e 2018)

Lajmi i besuar nga shumë persona mbi foshnjen e shpëtuar të gjallë nga aksidenti i rëndë ajror në Indonezi, ka rezultuar një lajm i rremë pasi foto është marrë nga katastrofë mjetesh lundrimi në vend në korrik 2018.

16:52
Britania vendos karantinën/ Kush hyn në vend do qëndrojë i mbyllur për 10 ditë

Qeveria e Boris Johnson ka  vendosur se çdo pasagjer i huaj që do hyjë në Britani, nga e hëna në mëngjes do të lejohet të hyjë vetëm, nëse do paraqes nga vendi ku udhëton drejt Britanisë një tampon negative për Covidin të bërë brenda 72 orëve përpara udhëtimit, përndryshe nuk do lejoj të udhëtohet.

16:51
Vrau tre vajza, kryhet ekzekutimi i fundit i një të burgosuri federal në Presidencën e Trump

Ekzekutimi i 13 dhe i fundit i një të burgosuri federal nën presidencën e Donald Trump u krye në Haute, në Indiana.  Dustin Higgs, 48 vjeç, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e tre vajzave në Maryland.

16:50
COVID19/ Ulen infektimet, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Prej një javë është rritur numri i testimeve për covid 19. Në harkun e 24 orëve të fundit janë regjistruar 581 raste të reja nga 3029 testime, dhe 5 humbje jete, ndërsa 465 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

16:45
Shkaktoi zemërim për vaksinat e koronavirusit, “Pfizer” bën gati planin e ri: Shpërndarja do të vonohet vetëm një javë

Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit në BE dhe ka prezantuar planin që tregon se do dërgesat e reduktuara do të zgjasin vetëm një javë.

16:40
Rama në shkollën e rindërtuar në Laç, bëhet ‘trajner’ basketbolli por gjuajtjen e parë e humbet edhe vetë…

LAÇ – Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në shkollën nëntëvjeçare të rindërtuar “Dan Bajrami” e cila ishte shkatërruar nga tërmeti i nëntorit.

16:35
Rama në Laç, inspekton rindërtimin e shkollës “Dan Bajrami”: E rilindur, si shkollë e BE…

LAÇ – Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në shkollën nëntëvjeçare të rindërtuar “Dan Bajrami” e cila ishte shkatërruar nga tërmeti i nëntorit.

16:26
Turmat në Zelandën e Re ngjeshen si sardele në koncertin e parë që prej lirisë nga Covid (Fotot)

Turmat e dashamirësve të muzikës ishin ngjeshur si sardele dje në Zelandën e Re, në koncertin më të madh që prej relaksimit të rregullave kufizuese të Covid-19.

16:23
Serbia merr 1 milion doza të vaksinës Kineze, vendi i parë në Europë që do përdorë ‘Sinopharm’

BEOGRAD  – Një aeroplan që mbante një milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina, arriti të Shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv.

16:19
Studimi në Brazil/ Thuajse 40% e pacientëve të infektuar kanë ndërruar jetë nga koronavirusi

Një studim i ri ka zbuluar se thuajse 40% e pacientëve të infektuar me koronavirus në Brazil kanë ndërruar jetë. Kjo vjen pasi varianti i ri i sëmundjes Covid-19 ka shqetësuar banorët dhe shkencëtarët, të cilët besojnë se mund të ketë qarkulluar që në muajin korrik.

16:16
Presidenti i zgjedhur Biden do të urdhërojë shtimin e vaksinimeve

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se do të urdhërojë rritjen e prodhimit të shiringave dhe furnizimeve të tjera për të rritur vaksinimin kundër COVID-19 dhe për të përmirësuar administrimin e bërë nga presidenti Trump që ai e quajti një “dështim të tmerrshëm”.

16:14
Tirana rikthehet tek fitorja/ Triumfon me përmbysje nga Kastriotit

Tirana është rikthyer tek fitorja pas 5 barazimeve radhazi.

15:55
I mori miliona përdorues WhatsApp, Signal pëson vështirësi teknike

Platforma e mesazheve, Signal, ka përjetuar vështirësi teknike ndërsa po punon për të sistemuar miliona përdorues të rinj. Disa përdorues, raportuan se mesazhet nuk shkonin në destinacion, si në aplikacionet në aparatet celulare ashtu edhe në aplikacionet në desktop, për disa orë.

15:51
Veliaj: “Mos votoni memet, ata që hodhën në erë Gërdecin dhe ata që shitën detin!”

Nga Rrogozhina, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të mos e japin votën kot për kandidatë që dogjën dhe shkatërruan Shqipërinë në 30 vite. Sipas tij, PD dhe LSI po ofrojnë për deputetë në 25 prill, figura të cilat janë kthyer në meme e karikatura, duke i […]

15:43
Vlorë/ Strehoi emigrantët e huaj në banesën e tij, arrestohet 31-vjeçari që do ti dërgonte në Itali

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i dytë i kalimit kontrabandë migrantët që vijnë nga vendet e treta dhe do të niseshin në drejtim të Italisë.

15:41
Skënderbeu-Partizani luhet në fushën e mbuluar nga dëbora (pamje spektakolare)

Sfida e Liges Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit ofronte sot pamje spektakolare prej mbulesës së deborës që kishte shtruar fushën e futbollit, ashtu si dhe të gjithë juglindjen e Shqiëprisë.

15:25
“Në shtëpi të re”/ Programi më i ri në Top Channel. Çdo të shtunë, në orën 15.30

”Ne Shtëpi te Re’ është një program i cili i dedikohet sektorit te pasurive te patundshme.

15:24
Pamje fantastike/ Pogradeci “vishet me të bardha” nga reshjet e dëborës

Ulja e temperaturave ka bërë që qyteti i Pogradecit “zbardhet” nga reshjet e dëborës.

15:23
“Më thuaj një dëshirë”/ Sot surpriza të reja në emisionin më të ri reality show

Sot, në Top Channel, një tjetër episod për të mos u humbur i realit show “Më thuaj një dëshirë”.

15:17
Sonte në ciklin “Gjurmë Shqiptare”

Dropulli njihet si një zone ku jeton zyrtarisht pakicë etnike greke ne Shqipëri. Por a ka qene gjithmonë kështu? A kane jetuar edhe shqiptare ne këtë zone ?

15:16
Turizëm në det dhe në dëborë/ Vlorë, Llogoraja është zbardhur

Mbrëmjen e djeshme dëbora mbuloi edhe parkun kombëtar të Llogorasë. Pishat bregdetare në lartësinë e parkut u zbardhën bashkë me rrugën. Për të hapur kalimin është dashur ndërhyrja me mjetet dëborëpastruese.

15:04
Për rrugën e shembur, 1.6 mln euro/ Kosto për rrugën e Borshit që iu shemb “Salillarit”

Rreth 200 milionë lekë apo 1.6 milionë euro është kostoja shtesë që do të duhet për të rikonstruktuar rrugën e Borshit, e cila u dëmtua pak ditë më parë duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve.

15:02
Dëbora shpëtoi turizmin/ Sot ka një dyndje drejt Korçës e Pogradecit

Në Korçë temperaturat gjatë natës shkuan disa grade nen zero ndërsa vazhdoi të bjere borë përsëri.

14:45
“Shtoi 4 vila në kohë pandemie”/ Veliaj: E patë Lulin? Nuk tha dot një emër shkolle që kish ndërtuar në 4 vjet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, tha sot se Lulzim Basha gënjen kur deklaron se do të mbështesë arsimin, pasi u provua se në 4 vite si kryetar bashkie në kryeqytet, ku nuk ndërtoi as një shkollë të vetme.

14:30
Kukës/ Vodhi kamionçinën gjatë mesnatës, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar nga Rrogozhina ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një mjet tip “Mercedez-Benz” gjatë mesnatës në Kukës.

14:29
“Po infektohen më shumë të rinjtë”/ Komiteti i Ekspertëve: Fluturimet me Britaninë, të pezulluara deri më 1 shkurt

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos hapë fluturimet me Britaninë e Madhe deri në datën 1 shkurt, e më pas do të pritet një vendim i dytë.

14:26
Vaksina COVID, Manastirliu: Kontrata me Pfizer do zbatohet, mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp këtë të shtunë u shpreh se marrëveshja me Pfizer për vaksinën do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit.

14:25
Me siguri të ftuarit e sotëm në “Shiko Kush LUAN” zor se i keni parë duke luajtur

Si çdo të shtunë mbrëma spektakli i argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën edhe sonte ka përgatitur për ju një super puntatë për ju dhe familjen tuaj.

14:18
Skandali me sanitaren te Covid-2, reagon Manastirliu: Zero tolerancë për këta çibanë! Kemi ngritur një grup hetimi për çdo rast

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli  edhe për skandalin e bujshëm te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku sanitarja Tire Alldërvishi, duke u hequr si infermiere, i kishte zhvatur një qytetareve 8 mijë euro për t’i shërbyer të ëmës së saj me koronavirus, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë, duke u lënë edhe pa bukë.

14:18
Mandati i tretë/ Veliaj në Rrogozhinë: Kemi edhe 99 ditë për fitoren e madhe, do të bëjmë më shumë punë

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Nga Rrogozhina, ai tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, duhet t’u tregojmë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.

14:05
Greqi/ Përplasja me armë mes shqiptarëve, kamarierja mund të jetë e detyruar të jetojë gjithmonë me plumb në trup

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 Janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i vdekur 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë dhe një kamariere. Kjo e fundit është identifikuar si Xhorxhina Kaso dhe mund të jetojë gjithmonë me plumb në trup.

14:04
Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Gazeta “Shqip” siguron ekskluzivisht dokumentet e ndërtimit të një vile në zonën e Farkës së Tiranës nga ana e Erion Isufit, kunatit të kryedemokratit Lulzim Basha.

14:02
Rritje e qëndrueshme e rasteve pozitive/ Manastirliu: Mbeten në fuqi masat kufizuese. Universitetet vijojnë online

“Do të vijojmë të kemi në zbatim masat të cilat tashmë i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt dhe vlerësojnë që kanë dhënë efekt”.  Ky ishte vendimi që Komiteti Teknik i Ekspertëve dha gjatë konferencës për media.

13:52
“Vetëm përralla tregojnë”/ Kryemadhi takon banorët në Peqin, zgjidhja që ofron për problematikat e tyre

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka udhëtuar drejt Peqinit ditën e sotme për tu takuar me banorët, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për taksat e larta dhe mungesën e subvencioneve, të cilat e kanë penalizuar bujqësinë.

13:49
Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Gazeta Shqip ka publikuar fotot e projektit të vilës që kërkon të ndërtojë kunati i kreut të PD, Lulzim Basha.

13:40
OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.

13:27
Rastet me COVID-19 në mbarë botën rriten në mbi 94 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 94 milionë e 300 mijë.

13:12
Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Ish e dashura e ish mbretit të Spanjës, Huan Karlos, tha para një gjykate në Madrid se ajo dhe fëmijët e saj ishte kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit me urdhër të monarkut.

13:02
CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

12:50
“Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve”/ Rama kritik ndaj BE, ambasada e Francës i përgjigjet: S’mund të sulmosh një vend mik dhe aleat!

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Rama në emisionin “Open”, në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për vaksinën antiCovid.

12:40
Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së

Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë.

12:29
Bima jonë që importohet nga Holanda/ E kultivon një kompani në Cërrik për holandezët

Në çdo kompozim buqetash me lule nuk mungojnë degët jeshile te bimës aromatike që i japin hijeshi. Por mund të ndodhë që këtë degë e cila përdoret për dekorim ta gjeni të importuar nga Hollanda.

12:24
Akademikët kërkojnë vaksinën/ Sindikata: Gjatë sezoneve infektohen shumë pedagogë

Stafi akademik duhet të ketë përparësi  në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19, është kërkesa e sindikatës së punonjësve në universitete drejtuar kryeministrit dhe ministreve të arsimit dhe shëndetësisë.

12:15
Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit/ Mbyllen hetimet, nën akuzë Elsi Levendi

Prokuroria mbylli hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit, një i ri që njihej ne Tiranë si menaxheri i vipave. Bazuar ne prova, marrjen e dëshmive po edhe këqyrjen e kamerave te sigurisë, akuza thotë se vetëm njëri nga te arrestuarit do te përballet në Gjykatë me akuzën e vrasjes, ndërsa te tjerët kanë vepra penale me te lehta.

11:59
Pamje fantastike/ Dëbora shtron qilimin e bardhë edhe në Parkun e Llogarasë (FOTO)

Ulja e temperaturave ka bërë që edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë të mbulohet nga dëbora duke krijuar një tapet të bardhë.