WP: Kushdo ka të drejtë të filmojë policinë, ja rregullat për ta bërë sa më saktë

27/04/2021 05:04
Pamje e kamerave trupore te policise gjate vrasjes se George Floyd

Video e xhiruar me celular ishte prova kyçe për dënimin e policit Derek Chauvin i cili vrau George Floyd në Mineapolis të SHBA.

E përditshmja amerikane Washington Post inkurajonte qytetarët të marrin prova të padrejtësive, duke thënë se të gjithë kanë të drejtë të filmojnë policinë, madje jepte disa mesime praktike për ta bërë këtë në mënyrë sa më efektive dhe të sigurtë.

Adoleshentja amerikane Darnella Frazier ka ndryshuar kursin e historisë me regjistrimin e saj të tmerrit të jetuar nga i ndjeri George Floyd, prandaj prej saj mund të mësojmë se çfarë të bëjmë kur përballemi me distinktivët e policisë, me armët apo me situata të rrezikshme.

Majin e shkuar, Frazier qëlloi të ndodhej pranë skenës së arrestimit të George Floyd nga polici Derek Chauvin, dhe 17 vjecarja regjistroi për 10 minuta me celularin e saj arrestimin dhe vrasjen e afro-amerikanit.

Disa nga pikat e forta të vajzës në arritjen e saj ishin distanca që mbajti nga ngjarja, në mënyrë që celulari i saj të mos konfiskohej.

Ajo e mbante dorën të stabilizuar, dhe më pas postoi pamjet në rrjetin social Facebook, që të gjithë të shihnin provat e qarta.

Teknologjia dhe kamerat kanë transformuar bisedën mbi dhunën e policisë. Kamerat trupore të oficerëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në SHBA, por ato, edhe e zbardhin, edhe e errësojnë të vërtetën. Celularët nga ana tjetër u lejojnë qytetarëve të filmojnë madje të transmetojnë direkt ne rrjet episodet e tyre me policinë, megjithse regjistrime të tilla mund të vënë njerëzit në rrezik në situata të ngarkuara.

Por megjithëse provat e celularëve kanë sjellë lindjen e reformave, video e xhiruar nga Frazier është ndryshe nga të tjerat pasi solli dënimin e një polici.

“Të njohësh të drejtat e tua është diçka krejt tjetër nga të mbrosh veten” thotë Daniel Kahn Gillmor, teknolog i projektit ACLU për fjalën e lirë dhe privatësinë, duke shtuar se zgjedhjet e bëra në një moment për mënyrën e përdorimit të celularit mund t’i japin formë dhe përfundimit të episodit.

Prandaj ekspertët thonë se disa rregulla të caktuara duhen ndjekur për të përdorur kameran në mënyrë sa më efektive.

1. Ti ke të drejtë të filmosh policinë

Megjithse në shtete ose rajone të ndryshme të SHBA ka ndryshime në politika. Shumica e policëve mbajnë vetë kamera trupore dhe normalisht në një situatë rreziku ata do të ishin mirënjohës për më shumë prova mbi reagimet e gjithësecilit.

Por mund të rrezikohesh më shumë kur has në një oficer që nuk i njeh të drejtat e tua, ose nuk do t’ia dijë për to.

Nga ana tjetër qytetari duhet të kuptojë se ka kufij, dhe se me veprimet e tij ai nuk duhet të pengojë punën e policisë.

“Koha vendi dhe mënyra janë të rëndësishme,” thotë Mike Parker, ish-polic në Los Angeles “Nëse kalon shiritin e ndarjes së policisë apo rrezikon punën e të tjerëve, polici të detyron të stepesh prapa.

2. Bëje në mënyrë të dukshme

Mos u përpiq të regjistrosh fshehurazi apo të fshehësh kameran, pasi veprimet e tua mund të keqinterpretohen nga rregullat lokale.

3. Regjistro si një gazetar

Kur je dëshmitar i diçkaje, detyra jote është të kthehesh në tripodin mbështetës të kameras tënde. Sa më e qartë të duket video jote, aq më e vlefshme do të jetë si provë.

4. Kyçe celularin

Nëse regjistron provat e një krimi, policia mund të të kërkojë kopjen apo të të sekuestrojë  celularin, që më pas me marrjen e mandatit, të ta kontrollojë.

Nëse celulari jot hapet me anë të shenjës ë gishtit ose fytyrës tënde, atëherë çaktivizoji ato nëse po shkon drejt një situate të tensionuar .

5. Mendohu para se ta publikosh

Video e Frazier që ndezi ndjenjat e botës u postua në Facebook dhe rezultoi një version krejt tjetër nga ajo që policia e Minneapolis raportoi se ndodhi me George Floyd.

Por para se të postojmë një video, duhet të mendojmë për personat që po ndihmojmë apo ata që dëmtojmë, në mënyrë që të mbetemi në kontroll të ‘narrativës’.

Sa për fillim, rrjeti Facebook është shumë i paqartë mbi ato që lejon apo nuk lejon në platformën e tij, sipas të ashtuquajturave “rregulla komunitare”.

Dhe nëse nuk je një avokat, nuk mund të dish kurrë se si mund të intepretohet video jote, për të ngritur çështjen e personit që ti kërkon të ndihmosh.

WashingtonPost

FOTO GALERI
1/5
Nderime të shumta kanë mbushur rrjetin për adoleshenten amerikane Darnella Frazier për rolin e saj në dënimin e djeshëm të oficerit të policisë

Top Channel