Balla për “Top Channel”: PS ka fituar bindshëm në Elbasan. Tani të gjitha partitë të pranojnë rezultatin

27/04/2021 09:07

Drejtuesi Politik për qarkun e Elbasanit dhe kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla në një prononcim për “Top Channel” tha se socialistët në këtë qark janë në pritje të rezultatit, për të parë nëse do të marrin një mandat të nëntë.

Balla është shprehur se në përfundim të procesit të votimit partitë politike duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Balla: Mandati i nëntë ndahet me shumë pak vota. Do pres deri sa të hidhen të gjitha në sistem për të hënë fjalën e fundit, PS ka fituar bindshëm në qarkun e Elbasanit, me një rezultat shumë të lartë.

Unë e përqafova kolegen time të PD që është kandidatja që lufton për mandatin dhe le t’ia lëmë procedurat e tjera KQZ.

Ne e kemi marrë mandatin e 9 me votat që kemi marrë. Populli i Elbasanit na i ka dhënë 9 mandate, ajo që na duhet tani është që palët të njohin rezultatin.

Kështu PS ka siguruar të çojë deri tani në parlament deputetët Evish Kushi, Klevis Xhoxhi, Bsiaj Ajazi, Desantila Tahiraj, Sajmir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha dhe Taulant Balla.

Në diskutimin për mandatin e nëntë në Elbasan dhe nëse këtë të fundit e siguron PS në parlament pritet të shkojë edhe Albana Hana.

Top Channel