Projeksioni i fundit/ PS kryeson bindshëm Beratin, ‘i rrëmben’ LSI-së mandatin e vetëm që kishte siguruar

27/04/2021 08:27

Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm qarkun e Beratit.

Deri në këto momente (ora 08:15) PS ka mundur të sigurojë 41444 ose e thënë ndryshe 55,73% të votave. Projeksionet e fundit tregojnë se PS ka kaluar në 5 deputetë, duke i rrëmbyer kështu një mandat LSI.

Ndërsa Partia Demokratike ka mundur të sigurojë 22680 vota ose 30.50% të tyre. Kështu projeksionet e fundit tregojnë se ka mundur të sigurojë dy mandate.

Sikurse e thamë dhe më lartë PS ka mundur t’i rrëmbejë LSI-së mandatin e vetëm që kjo e fundit kishte siguruar deri pak më parë në Berat.

Top Channel