Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë punën e të plotësojnë këtë detyrim qytetar e të dalë rezultati sa më shpejt.

i theksoi se ka qenë një natë e gjatë, por pas një pushimi të shkurtër qeverinë e pret një pun♪7 e madhe.

“Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë, për disa anëtarë, nata ka qenë 72 orë por 1 ka dalë 1, kemi fituar në Njësinë 1, nga Ali Demi deri në Shkozë, nga 1 maji deri tek Lanabregasi, një fushatë pozitive, kemi përmirësuar rezultatin, e gjithë njësia është një kantier, mirënjohje, vlerësim për të gjithë ata që kanë kontribuar, pas 72 orësh zgjuar do të shkoni të pushoni pak.  Pasi të keni pushuar pak është koha që t’i rikthehemi më fuqishëm punëve, jemi shumë më shumë se gjithë të tjerët  në atë njësi, kemi një tur zgjatje dore për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne, ne fituam që të kemi, një mandat i fortë për të shërbyer e për të bërë më shumë punë. Apeli im është që të vijojmë me numërimin me të gjithë stafet, të vazhdoni me përkushtim ta kryejnë këtë detyrë qytetare për pushime të ekzagjeruar, është e arsyeshme ta mbyllim këtë proces sot. Kushdo që të shpallet fitues, e secili të fillojë punën, thirrja është të vijoni me numërimin e do të shikohemi gjatë ditës”, tha Veliaj.

Top Channel