Veliaj shpall fitoren e PS në Njësinë 2: Kemi shpirtin e bashkëpunimit dhe do i shërbejmë të gjithëve njësoj

27/04/2021 10:22

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e Partisë Socialiste në Njësinë me numër 2 në kryeqytet.

Ai tha se me këtë fitore, është një mundësi më shumë për të punuar, si për të majtët dhe të djathtët si dhe shtoi, se të dy deputetët, Arben Pëllumbi nga radhët e PS dhe Jorida Tabaku në radhët e PD, të bashkëpunojnë për të mirën e komunitetit.

“Ne nga sot duhet të fillojmë punën, puna e parë do të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë. Në këtë moment çfarëdo dallimesh të kemi, fushata mbaroi. Çdo qejfmbetje, hatër mbetje të skenave të fushatës duhet të jenë pjesë e të kaluarës. I kam kërkuar Benit që të telefonojë Joridës dhe që beteja mbaroi, e tani të dy deputetët, si Beni dhe mikesha jonë e opozitës duhet të punojnë për të mirën e njësisë. Ne e kemi shpirtin e bashkëpunimit dhe do i shërbejmë të gjithëve njësoj”, tha Veliaj.

Top Channel