Fillon numërimi për votat e kandidatëve/ Në Konispol Anila Denaj lë pas Edi Ramën. Ja kandidati i PD që merr më shumë vota në Korçë

27/04/2021 15:20
Foto Ilustruese

Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Vlorës dhe të Korçës, për të gjitha partitë politikë.

Qarku Vlorë

Deri më tani ‘Top Channel’ ka mundur të sigurojë numërimin e kandidatëve për KZAZ 92 Konispol. Ajo që bie në sy në këtë njësi është fakti se Anila Denaj ka marrë më shumë vota se vetë kryeministri Edi Rama, i cili ishte i renditur i 8 në listën e qarkut të Vlorës, ndërsa Anila Denaj ishte renditur e 4-ta.

Kandidatët e PS-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Anila Denaj 1079

Niko Kuri 471

Damian Gjiknuri 635

Edi Rama 989

Kandidatët e PD-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Ina Zhupa 755

Joel Dine 450

Bujar  Leskaj 781

Qarku Korçë

Ndërsa në Korçë në Partinë Demokratike numrin më të lartë të votave deri në këto momente e ka marrë një emër  i ri për këtë parti politike, Marjeta Halili me 1667 vota, duke lënë pas edhe Edmond Spahon me 74 vota, apo Ervin Salianjin me 84 vota.

Votat përfundimtare të kandidatëve të PS-së janë:

Eni Zake 54

Blerina Gjylameti 39

Ilirjan Pendavinji 11

Ilir Topi 30

Oltav Xhaçka 2762

Niko Peleshi 100

Edlira Bode 19

Bledi Como 21

Besa Spaho 3

Dhora Shkëmbi 4

Arjan Jaupllari 84

Vasil Sterjovski 48

Votat përfundimtare të kandidatëve të PD-së janë:

Edmond Spaho  74

Sorina Koti  18

Ervin Salianji  84

Bledion Nallbati  22

Seladin Jakupllari  30

Marjeta Halili  1667

Andrea Mano  35

Alfred Gega  12

Soela Myrtollari  32

Erion Haruni  5

Andrea Simaku  7

Anila Hysenbegasi  11

Qarku Fier, Roskovec

Baftjar Zeqaj, i 5-i në listën e kandidatëve të PS dhe Edmond Çepele i 16-ti në listën e kandidatëve të PD, rezultojnë më të votuarit pas numërimit të 4 qendrave të votimit në KZAZ 61 bashkia Roskovec. Edmond Çepele ka marrë 266 vota ndërsa Enkelejd Alibeaj numri 1 në listën e PD ka marrë vetëm 21 vota.

Ndërkohë që, Baftjar Zeqaj ka marrë 124 vota kundrejt 53 që ka marrë kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi dhe 44 që ka marrë i pari në listën e PS-së Erjon Braçe.

Top Channel