PS merr edhe Kavajën, shpërthejnë brohorimat. Etjen Xhafaj për TCH: E sotmja mbaron me fitoren tonë!

27/04/2021 12:19

PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë.

Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë.

Etjen Xhafaj, kandidat i PS tha për Top Channel se : është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS por ne jemi bashkëpunues , do punojmë dhe për ata që nuk na votuan .

PS arriti të marrë 10 338 vota ndërsa PD 116 vota.

Top Channel