Numërimi i votave është mbyllur edhe në qarkun e Korçës, në favor të PS-së, e cila ka arritur të marrë 6 deputet, ndërsa PD  ka siguruar vetëm pesë, kurse LSI nuk ka mundur ta marrë një mandat.

Kandidati për deputet i PD-së, Edmond Spaho tha se PD ka arritur objektivin në këtë qark dhe ka pasur një rritje me 20% në raport me zgjedhjet e vitit 2017.

Spaho: Ka përfunduar numërimi në qarkun e Korçës, PD ka realizuar objektivin e fushatës, ka marrë pesë mandate me një rritje prej 20% në vota në krahasim me 2017. Falënderoj qytetarët e Korçës që na mbështetën dhe falënderoj strukturat e PD me fushatën e shkëlqyer me program, duke i dhënë alternativa qytetarëve të këtij qarku.

Top Channel